UNDP lanson Përmbledhjen e 26-të të Pulsit Publik
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do të lansoj sot edicionin e 26-të të Përmbledhjes Pulsi Publik me një prezantim të gjetjeve kryesore me fillim në ora 11:00 në sallën e konferencave të UNDP-së.
Të gjeturat e anketës, që është realizuar prej 17 prill deri më 7 maj 2024, do të shpalosen në konferencën për shtyp ku mediat do të informohen për perceptimet e publikut mbi çështje të ndryshme socio-ekonomike, politike dhe të sigurisë. Nuno Queirós, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së do të mbajë fjalën e hapjes në këtë ngjarje.
Mediat do të njoftohen për nivelin e kënaqësisë me institucionet kryesore qendrore, çështjet kryesore që shqetësojnë të anketuarit, sa të sigurt ndihen njerëzit kur janë jashtë, perceptimet e të anketuarve për korrupsionin, mundësitë e punësimit, gatishmërinë për të votuar dhe sfidat e tjera me të cilat përballen çdo ditë.
Përmbledhja e Pulsit Publik publikohet dy herë në vit, e që për njëzet e dy vjet ka kontribuar në ofrimin e të dhënave të paanshme dhe të besueshme të treguesve kryesorë për institucionet dhe palët e interesuara në Kosovë. Përmbledhja e Pulsit Publik 26 pasqyron opinionin e më se 1,300 të anketuarve duke i mbuluar të tridhjetë e tetë komunat, përfshirë si zonat urbane, ashtu edhe ato rurale me pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve të Kosovës.
Projekti Pulsi Publik financohet nga populli amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Ftesë:
Ftohen mediat ta përcjellin këtë ngjarje.
Kush: UNDP
Çka: Prezantimi i të Gjeturave të Përmbledhjes Pulsi Publik 26
Kur: Sot, 25 korrik 2024
Ku: Në UNDP, Arbëri, Rr. Zagrebi nr. 58 (pranë Ministrisë së Shëndetësisë)
Për më shumë informata, ju lutemi të kontaktoni:
Burbuqe Dobranja, zyrtare për komunikim pranë UNDP-së
Tel: (038) 249 066 lok. 410; mobil: 049 720 800; email: [email protected]
Danijela Mitić, zyrtare për komunikim pranë UNDP-së
Tel: (038) 249 066 lok. 412; mobil: 049 720 824 e-mail: [email protected]
Këtë vit shënojmë 25 vjetorin e punës sonë në Kosovë. Gjatë çerekshekullit të kaluar, UNDP-ja ka mbështetur përpjekjet e Kosovës për të arritur Objektivat e Mijëvjeçarit dhe të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë përkrah institucioneve dhe popullit të Kosovës për të mos lënë askënd pas dhe për të arritur një të ardhme më të mirë për të gjithë.