UNDP, MPMS dhe KIESA ndanë certifikata për praktikantë

UNDP, MPMS dhe KIESA ndanë certifikata për praktikantë

 Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim,  në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me financim nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë/Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë, organizuan ceremoninë e ndarjes së certifikatave për praktikantët e programit “Praktikë në Punë”, në hotel Sirius në Prishtinë. Ky program, i cili u lansua para disa muajve, u mundësoi mbi 130 personave të posa diplomuar të kryejnë dy muaj punë praktikë në kompani të ndryshme në sektorin privat anë e kënd Kosovës. Gjatë ceremonisë iu dorëzuan certifikatat një grupi të përzgjedhur të praktikantëve nga bartësit e projektit. Më pas, drejtori burimeve njerëzore i kompanisë Al-Trade ndau përvojën e kompanisë së tyre në punësimin e kandidatëve përmes kësaj skeme. “Kandidatet e punësuar përmes këtij programi kanë treguar një performancë të shkëlqyer, duke bashkëpunuar ngushtë me stafin tonë, ata kanë dhënë maksimumin e tyre në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive,” u shpreh Artan Ramaj.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …