UNDP përkrahë ekipet emergjente në Malishevë me pajisje konkretizuese

United Nation Development Programme (UNDP), ka përkrahur ekipet e njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit në Malishevë, me mjete konkretizuese, përkatësisht me pajisje për intervenime në raste të përmbytjeve, siç janë rroba, çizme të gjata, të shkurta, jelek uji, gjenerator dhe mjete tjera, me të cilat ekipet emergjente mund të kryejnë intervenimet e tyre, kur ka raste të përmbytjeve.

Këto mjete, i ka sjellë ekipi i UNDP, i udhëhequr nga zyrtari i lartë i UNDP-së në Kosovë, z.Fumihiko Tominaga, i cili këto mjete ja ka dorëzuar drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, z.Sejdi Paçarizi.

Drejtori Paçarizi, e ka falënderuar UDNP dhe z.Tominaga, për këtë ndihmë konkrete për ekipet e ndërhyrjes, pasi këto mjete kanë qenë shumë të nevojshme për kryerjen e ndërhyrjeve në raste të përmbytjeve dhe vërshimeve, probleme të cilat gjatë këtij viti është përballur Komuna e Malishevës.

UNDP, këto mjete i ka sjellë, pas kërkesës së drejtorisë përkatëse për mjetet për të cilat kanë nevojë ekipet emergjente, gjatë menaxhimit të situatave të tilla dhe UNDP e ka përkrahur Komunën e Malishevës, me këto pajisje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …