UNDP prezanton raportin mbi dobësitë lidhur me gjininë dhe korrupsionin në sektorin publik dhe privat

UNDP prezanton raportin mbi dobësitë lidhur me gjininë dhe korrupsionin në sektorin publik dhe privat

UNDP – Zyra në Kosovë, njofton se  përmes Projektit për Mbështetje të Përpjekjeve Anti-Korrupsion, ka promovuar Raportin lidhur me Cenueshmëritë e Korrupsionit në sektorin civil dhe privat, nga perspektiva gjinore. Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, tha se me rastin e fushatës së 16 ditëve të aktivizmit, si dhe duke qenë në javën e shënimit të ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit me 9 dhjetor, është e rëndësishme që të gjitha përpjekjet kundër korrupsion të kenë të kenë të përfshirë edhe perspektivën gjinore. Vetëm në këtë mënyrë mund të zhvillohen politika të mirëfillta gjithpërfshirëse.

Katharina Stocer, Drejtoresha e Zyres Zvicerane per Bashkepunim tha se korrupsioni dhe pasojat e tij cenojne te drejtat e njeriut e sidomos ato te grupeve te margjinalizuara dhe te ndjeshme. Pos kesaj, ajo lavderoi punen ne kete raport si dhe theksoi rendesine e perfshirjes se perspektives gjinore per te ulur me sukses, shkallen e korrupsionit.

Diskutimi mbi gjetjet kryesore u zhvillua nga paneli i përfaqësuesve të dalluar të institucioneve dhe shoqërisë civile si: Jeta Tela, Shefe e Kabinetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Rozafa Ukimeraj, Këshilltare në Ministrinë e Mbrojtjes, Ardiana Bunjaku, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar të Kosovës, Luljeta Demolli, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës së Kosovës për Barazi Gjinore dhe Jeton Mehmeti, Drejtor për Hulumtime në Institutin GAP. Në përgjithësi, gjatë diskutimit u përfundua se qeverisja e mirë është kyce në luftimin e korrupsionit, sidomos kontrollet e bredhshme dhe format e ndryshme të auditimit. Ndër rekomandimet e tjera ishte edhe ofrimi i mundësive të barabarta për të siguruar hapësirën e nevojshme për gratë në pozita vendim-marrëse si dhe që proceset e hartimit të politikave dhe strategjive kundër korrupsion të përfshijnë grate dhe shoqatat e shoqërisë civile që punojnë në këtë sektor.

Ky Raport ndër të tjera ka identifikuar disa dallime gjinore midis perceptimit të veprave korruptive në sektorin civil dhe privat. Gratë dhe burrat respondentë në përgjithësi kanë mendime të njëjta lidhur me atë se çka e përbën një vepër korruptive. Në anën tjetër, gratë konsiderojnë se faktori kyç që ndikon në korrupsion është mungesa e kontrollit administrativ ndërkaq burrat konsiderojnë se faktori kyç ndikues është një sistem gjyqësor jo-efikas. Ndërkaq më tutje, Raporti përfundon se praktikat korruptive ndikojnë drejtpërdrejt në politikat e rekrutimit, avancimit, shpërblimit dhe tepricave. Gjithashtu, këto praktika pastaj kanë ndikim negativ në besimin e qytetarëve në shërbimet civile. Forma të ndryshme të korrupsionit janë gjithashtu të shpeshta edhe në sektorin privat.

Raportin e publikuar, e të mbështetur nga Qeveriza Zvicerane përmes Zyrës për Bashkëpunim në Kosovë, dhe Qeverisë Suedeze përmes SIDA-s, mund ta gjeni në linkun në vijim: https://bit.ly/3lKlH84

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …