Unë jam kryeministër, jo komentues i shkrimeve edhe ashtu të vjetra të Hekuran Muratit, ka thënë Albin Kurti

Unë jam kryeministër, jo komentues i shkrimeve edhe ashtu të vjetra të Hekuran Muratit, ka thënë Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pyetur për shkrimet skandaloze,   fyese e përçmuese të ministri të tij Hekuran  Murati, drejtuar UÇK-së, ka thënë  se nuk është as temë,  as prioritet për të, që të merret me komentuesit e temave, të cilat sipas rezonit të tij  janë të para  shumë vjetëve. Unë jam kryeministër, por jo komentues. Komentues ka pafund, por kryeministri është një dhe ai  qeveris me vendin për çështje madhore, dhe çka shkruajnë komentuesit për tema të shumë vjetëve nuk mund të jenë temë as prioritet për mua”, ka thënë Kurti, i cili mendon se të gjitha fyerjet, sharjet, përçmimet, e individëve vjetrohen dhe nuk kanë vlerë. Ai madje as ka kërkuar që vasali i tij, Hekuran, në kërkojë një falje publike për fyerjet e tilla, sepse duket se kjo nuk është në etikën, kulturën, edukatën  apo sjelljen e Albin Kurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …