Që Serbia nuk i do më as disa miqtë e saj më të devotshëm dhe shqiptarët e ndershëm (posteni siptari) si Shkëlzen Maliqi, u bë e ditur sot në kufi, kur ata nuk e kaluan pa radhë mikun e madh të tyre, Shkëlzen Maliqi, djali i UDB-ashit të neveritshëm, i shqiptarë-vrasësit, Mehmet Maliqi. “Nuk ma kanë dhanë asnjë arsye përse nuk më lan me udhtu për në Beograd, procedura aty zgjatnin dhe unë nuk munda me pritë 3 apo 4 orë aty sepse ishte ora 5 e mëngjesit dhe u detyrova të kthehem. Ndoshta më kanë ngatërruar emrin me ndonjë zyrtar sepse është edhe një Shkëlzen Maliqi i cili ka qenë zyrtar në Ministrin e Drejtësisë”. Pas kësaj edhe anëtarët e tjerë të grupit vendosen që të kthehen së bashku me mua në Prishtinë. Kishim me marrë pjesë në një diskutim në Beograd. Maliqi po udhëtonte me një Jeton Nezirajn dhe fotografen, Besa Luci e Majlinda Hoxha. Ata planifikonin të merrnin pjesë në një diskutim me rastin e lansimit të publikimit “20 Vjet “Preko-Romanije” , që përmbledh një kronologji të 20 viteve të bashkëpunimit kulturor ndërmjet ndërmjet serbëve dhe këtyre, miqve të ngushtë të Beogradit nga Kosova.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …