Në mbledhjen e sotme Qeveria Federale e Zvicrës aprovoi Marrëveshjen e re për Sigurimet Shoqërore me Kosovën. Më ketë vendim merr fund diskriminimi 8 vjeçar e shtetasve të Kosovës, të cilët në mënyrë të rregullt kanë paguar kontributet e tyre në sigurimet shoqërore të Zvicrës. Sindikata Unia kërkon nga qeveria federale të zbatojë masat e përshtatshme, për të baraspeshuar humbjet e shkaktuara për kohën e mungesës së zbatimit të Marrëveshjes. Shkaku i presionit të shumicës së djathtë politike në Parlament, Qeveria Federale në prill të vitit 2010 anuloi Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Zvicrën. Ky vendim krijoi pasiguri shkatërruese për mijëra pensionistë nga Kosova, edhe përkundër të drejtës së tyre legjitime për të marrë pension nga Zvicra.
Presioni i Unias tregoi ndikim – eksperimenti i së djathtës dështoi
Sindikata Unia u angazhua fuqishëm për ti dhënë fund këtij diskriminimi. Presioni që ushtroi Unia tregoi ndikim: me aprovimin e Marrëveshjes së ri negociuar, të gjithë të punësuarit nga Kosova në Zvicër janë të barazuar m të tjerët, pavarësisht se a marrin pensionin e tyre në Zvicër apo jashtë saj, pra edhe në vendin amë.
Imponimi i së djathtës politike në Zvicër për fajësim e dënim kolektiv pësoi disfatë. Synimi që në fushën e Sigurimeve Shoqërore të diskriminoi njëanshëm një popullatë të tërë vetëm për shkak të prejardhjes së tyre morri fund. Kjo paraqet gjithashtu një sinjal të fuqishëm për Marrëveshjet e ardhshme të Sigurimeve Shoqërore, të cilat Zvicra donë të lidhë apo ripërtërijë me shtetet tjera.
Përfituesit e pensioneve të sigurimeve shoqërore zvicerane (AHV/AVS) nga Kosova kanë paguar çmim të lartë
Çmimi i këtij diskriminimi ishte i lartë. Shumë përfitueseve iu është refuzuar pagesa e pensioneve të sigurimeve shoqërore në Kosovë. Edhe me Marrëveshjen e re nuk është bërë përfundimisht e qartë se si mund të fitohet e drejta retroaktive. Unia kërkon nga Qeveria Federale që të zbatojë masa të përshtatshme, për të baraspeshuar humbjet e shkaktuara në periudhën e kaluar shkaku i mungesës së zbatimit të marrëveshjes. Është e papranueshme që njerëzve tu mohohet e drejta e përfitimit në pension dhe që atyre tu shkaktohet krizë ekzistenciale.
Kërkohet ratifikim i shpejtë
Me adoptimin e sotëm dhe nënshkrimin e planifikuar në qershor me qeverinë e Kosovës, qeveria federale hap rrugë të përparojë ratifikimin në Parlament. Unia kërkon nga Parlamenti që të përshpejtojë ratifikimin. Pasi vetëm kështu mund të përfundojë ky diskriminim i pa përballueshëm.
Për pyetje shtesë:
Osman Osmani, sekretar i specializuar për migracion në Unia, 00377 45 212 303
Zoltan Doka, drejtues i sektorit për migracion në Unia, 079 900 84 36
Leena Schmitter, zëdhënëse e Unia, 079 480 13 08
Bernë, 21 mars 2018