Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, ka thënë se në fluturimin e sotëm, do të arrijnë në Kosovë shiringat që do të përdoren për vaksinat anti-Covid. Përmes Twitter-it, Sahin tha se së shpejti edhe detaje të tjera për arritjen e vaksinës do të bëhen të ditura. Ndryshe, plani i vaksinimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës me vaksinën anti-Covid tashmë është miratuar. Nga Ministria e Shëndetësisë ka thënë se presin përgjigje nga COVAX që gjatë kësaj jave të dihet data kur këto vaksina do të arrijnë në Kosovë. Sipas MSH-së vetëm konfirmimi nga COVAX pritet që të fillojë procesi i vaksinimit.
