Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim Larissa Bruum zëvendëse e zyrës së UNICEF-it në Kosovë si dhe përfaqësuesit nga Kompania “Sharrcem Titan Group Company” Behar Disha, Vigan Sulejmani HR Menaxher, Gëzim Vlashi Menaxher prodhimi si dhe Adnan Vila. Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, në mërin e tij personal dhe të banorëve të komunës falënderoi për kontributin dhe ndihmën e zyrës së UNICEF-it në Kosovë si dhe Kompanisë “Sharrcem Titan Group Company” gjatë kësaj kohe të përballimit me pandeminë e Korona Virusit. Edhe sot përfaqësuesit nga Kompania Sharrcem u kujdesën që të kontribuojnë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë duke dhuruar mbi 4000 maska mbrojtëse apo nga dy maska për secilin nxënës, arsimtarë e punëtorë teknik. Kryetari Suma takimin me mysafirët e shfrytëzoi që Larissa Bruum zëvendëse e zyrës së UNICEF-it në Kosovë si dhe përfaqësuesit nga Kompania “Sharrcem Titan Group Company” të ju ndaj mirënjohje në respekt të angazhimit të tyre në ndihmë banorëve të komunës së hanit të Elezit.