Presidenti Thaçi në takimin e përbashkët me drejtoreshën regjionale të UNICEF-it, për Evropë dhe Azi Qendrore, zonjën Afshan Khan, vlerësuan se UNICEF-i është duke punuar në promovimin e të drejtave të fëmijëve të të gjitha komuniteteve dhe në të gjithë sektorët. Presidenti Thaçi e ka falënderuar drejtoreshën Khan për kontributin e UNICEF-it në Kosovë.“Jemi mirënjohës për kontributin e UNICEF-it në Kosovë, që nga përfundimi luftës, në përmirësimin e kushteve për jetë, nga shëndeti e deri te arsimimi i fëmijëve. Kosova ka ndërtuar legjislacion bashkëkohor që siguron mbrojtje të të drejtave të fëmijëve. Kemi ndihmuar arsimimin e tyre, duke ofruar libra shkollorë pa pagesë për të gjithë fëmijët, për të garantuar qasjen e të gjithë fëmijëve në arsim”, ka thënë presidenti Thaçi. Ndërkaq Afshan Khan, ka thënë se UNICEF-I, është duke punuar në promovimin e të drejtave të fëmijëve të të gjitha komuniteteve dhe në të gjithë sektorët. Presidenti Thaçi i ka ofruar drejtoreshës Khan bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në të gjitha projektet që ndërlidhen me fëmijët e Kosovës., bëhet e ditur në deklaratën e lëshuar për medie.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …