UNICEF e ndihmon sistemin e shëndetësisë në Kosovë më 3.6 ton furnizime kryesisht pajisje mbrojtëse

UNICEF ka tërhequr vërejtjen se fëmijët që po ikin nga lufta në Ukrainë mund të bëhen viktima të trafikimit

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve – UNICEF, ka tërhequr vërejtjen se disa fëmijë që po ikin nga lufta në Ukrainë, mund të bëhen viktima të trafikimit. Kjo organizatë ka ​alarmuar se fëmijët që ikin nga shtëpitë e tyre po përballen me një kërcënim të mëtejshëm nga trafikantët e qenieve njerëzore, të cilët shpesh kërkojnë të shfrytëzojnë kaosin e lëvizjeve të mëdha të popullsisë. “Lufta në Ukrainë po çon në zhvendosje masive dhe flukse refugjatësh – kushte që mund të çojnë në një rritje të konsiderueshme të trafikimit të qenieve njerëzore dhe një krizë akute të mbrojtjes së fëmijëve. Fëmijët e zhvendosur janë jashtëzakonisht të cenueshëm ndaj ndarjes nga familjet e tyre, shfrytëzimit dhe trafikimit. Ata kanë nevojë që qeveritë në rajon të marrin masa për t’i mbajtur ata të sigurt”, ka thënë Afshan Khan, Drejtori Rajonal i UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore. Afër 500 të mitur të pashoqëruar u identifikuan duke kaluar nga Ukraina në Rumani nga 24 shkurt deri më 17 mars.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …