Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane dhe Albi MALL organizojnë panairin e Bizneseve me pronare Gra

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane dhe Albi MALL, në kuadër të angazhimit për mbështetje të grave në biznes, organizojnë Panairin e Bizneseve me pronare Gra, një event unik që vë në pah kreativitetin dhe suksesin e grave sipërmarrëse. Në këtë panair i cili do të mbahet nga data 26 shtator deri më 6 tetor 2024 në Albi Mallë, zbulohen produkte dhe shërbime nga biznese të udhëhequra nga gra të suksesshme. Unioni Bizneseve Shqiptaro-Gjermane përkrahë fuqizimin ekonomik të grave dhe fton të interesuarit që t’i bashkohen kësaj feste të sipërmarrjes së tyre!

Ejani dhe shijoni një ditë të mbushur me frymëzim, mundësi për të blerë produkte cilësore, dhe për të njohur gratë që po udhëheqin ndryshime në komunitetin tonë.

Ceremonia e hapjes më 26 shtator 2024, ora 15:00 në Albi Mall.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …