Universiteti i Bernës në Zvicër i ka dhënë titullin Doktor Honoris Causa Ish-kryeprokurore se Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte. Këtë lajm e ka shpërndarë portali që quhet “Presheva jonë”.
Karla del Ponte në librin e saj “Gjahu” ka shpikur “trafikimin e organeve të serbëve nga shqiptarët” gjatë luftës së UÇK-së, ka nxitur Dik Martin për ta bërë çështje në Këshillin e Evropës këtë çështje të shpikur dhe është njëra ndër prokuroret që e ka propozuar edhe themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së. Ajo ka zhdukur 1500 faqe dokumente, të cilat inkriminonin Serbinë për pjesëmarrje dhe gjenocid në luftën e Bosnjës. Dhe si ndodh jo rrallëherë me shqiptarët shpirt-shitur te të huajt, një gazetar i Portalit, “Presheva jonë” pasi e lavdëron dhe ngrë në qiell, fytyrë-mushken Del Ponte e ka shpallur edhe “Engjëllushe të Vitit”, sepse, sipas tij, ajo paska ndikuar të mos jetë dënuar asnjë shqiptarë nga Tribunali i Hagës. (!)
Ky gazetar duket se nuk e di që prokurorët askund në botë nuk dënojnë as shpallin fajtorë, thjesht ata akuzojnë, përveç në rastet kur heqin dorë nga akuza dhe kjo ndodh një, në njëqind raste. Portali ”Presheva jonë” fsheh faktin se Haga ka dënuar tre shqiptarë, Idriz Balajt ia ka vërtetuar dënimin 15 vjet burg, nga Gjykata e UNMIK-ut, ndërsa fillimisht ka dënuar gjashtë vjet burg ish anëtarin e SHP të UÇK-së, Lahi Brahimaj, të cilin e ka liruar shkalla e dytë nga të gjitha akuzat, ndërsa Haradin Balën e ka dënuar 12 vjet burg të rëndë. Është tepër e qartë dhe e faktuar kjo e vërtetë, për të cilin di krejt bota ndërsa një portal që boton shqip e injoron këtë fakt, madje edhe lirimin e Haradinajt e Limajt ia atribuon, jo drejtësisë e pafajësisë së tyre, por Karla del Pontes.(!)
“Por, sipas agjencisë se lajmeve “Presheva jonë” gazetari i se çiles ka ndjekur proceset gjyqësore ne Hagë nga Miloshvicit deri tek lirimi i Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limës, TPI ne Hagë ka ndëshkuar ekskluzivisht serbët për krime, gjenocid, spastrime etnike kundër shqiptareve dhe jo serbeve ne ish-Jugosllavi. Dhe kjo kishte bëre qe gazetari i “Presheva jonë” i kishte dhe ne një shpërblim, mirënjohje zonjës del Ponte duke e shpallur atë “Engjëllushe te Vitit”, pse ajo ne këtë vit e solli ne Hagë kasapin e Ballkanit me duar lidhe, Sllobodan Milosheviqit si president i Serbisë dhe e futën ne burgun e Scheveningenit”. (PJ)