Universiteti “Hasan Prishtina”, ka ngritur padi kundër Kishës ortodokse serbe, që ndodhet në oborrin e kampusit universitar, por edhe kundër Kuvendit komunal të Prishtinës lidhur me vendimin e vitit 1990. Padia me bazë “Vërtetim i së drejtës së shfrytëzimit dhe kthimi i posedimit” është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga sekretari i këtij Universiteti, Esat Kelmendi. Për dallim prej vitit 2012, kur Universiteti kishte paditur vetëm kishën, kësaj radhe ka ushtruar padi edhe kundër Kuvendit komunal të Prishtinës, për vërtetim të së drejtës së shfrytëzimit. Zyrtarë të Universitetit kanë deklaruar se kësaj radhe padia është shumë më e kompletuar sesa e mëhershme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …