Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Tiranës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Tiranës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti i Prishtinës me atë të Tiranës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim që të nxitet dhe të zhvillohet shkenca, arti, edukimi fizik dhe sporti. Nga viti i ardhshëm akademik, të dy universitet do të këmbejnë profesorë të fakulteteve përkatëse, të cilët do të ligjërojnë për një javë. Këmbimi do të bëhet edhe mes studentëve të Kosovës dhe Shqipërisë, me mundësi të njohjes së kredive dhe diplomave. Rektori i UP-së, Naser Sahiti tha se kjo marrëveshje përfshin këmbim përvojash e po ashtu edhe veprime konkrete. Kurse rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha theksoi se derisa flitet për integrim në BE, fillimisht Kosova e Shqipëria duhet të integrohen mes vete. Sipas tij, qeveritë e të dyja vendeve nuk po ndajnë buxhet të mjaftueshëm për universitetet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …