Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” përmes një njoftimi ua ka bërë të ditur studentëve se përgatitjet për mësimin virtual janë finalizuar. Në njoftimin në uebfaqen e këtij universiteti, studentët njoftohen se secilit i është krijuar një email i personalizuar në Google ‘G Suit for Education’, në mënyrë që të vazhdohet mësimi online, pa pengesë. Krahas hapave që duhet të ndiqen, studentët njoftohen se “ligjëratat do të mbahen sipas orareve të përcaktuara në fillim të këtij semestri dhe për këtë do të njoftoheni nga profesori përkatës”. Mësimi online është masë, pas masave mbrojtëse të vendosura nga Qeveria e Kosovës ndaj pandemisë së koronavirusit.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …