Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” përmes një thirrje publike ka ftuar studentët e saj që të aplikojnë për punë praktike në njësi akademike dhe administratë qendrore të UP-së. Në njoftimin e universitetit thuhet se studentët do të jenë të angazhuar me orar fleksibil në koordinim me mbikëqyrësin e njësisë përkatëse akademike apo administratës qendrore dhe se puna praktike do të paguhet 80 euro në muaj. Përmes kësaj thirrje për punë praktike, është paralajmëruar që deri në fund të vitit 2019 do të angazhohen 166 studentë nga fusha të ndryshme studimi. Në këtë thirrje mund të aplikojnë studentët e Fakultetit Filozofik, Shkencave Matematiko-Natyrore, Filologjisë, Juridikut, Ekonomikut, Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Bujqësisë dhe Veterinarisë, si dhe studentët e Fakultetit të Edukimit. Praktika për studentët e përzgjedhur do të zgjasë nga tre muaj për tre grupet e parapara. Grupi i parë do të ketë 56 studentë të përfshirë nga 1 shkurti i këtij viti deri më 30 prill. Grupi i dytë do të ketë 55 studentë, që do të fillojnë praktikën nga 1 maji deri më 30 korrik. Ndërsa, në grupin e tretë do të jenë 55 studentë, që do të bëhen pjesë e UP-së nga 1 shtatori deri më 30 nëntor të vitit 2019.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …