leoni

Universiteti i Prishtinës reagon për meshën serbe tek KampusiUniversitar e cilëson si provokim për qytetarët

Universiteti i Prishtinës reagon për meshën serbe tek KampusiUniversitar e cilëson si provokim për qytetarët

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka lëshuar një reagim sot në mëngjes për liturgjinë e mbajtur dje në Kishën Ortodokse serbe që ndodhet në kampusin e tij. UP në komunikatë ka thënë se është e shqetësuar për meshën e mbajtur dje dhe se fakti  që lokacioni i ndërtimit është në procedurë kontestimore në gjykatë,  ndodhia e djeshme sipas tyre është tentim për ndikim në proces gjyqësor. “Universiteti i Prishtinës do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, ku përfshihet edhe objekti në të cilin është organizuar ceremonia në fjalë”, thuhet tutje në reagim. “UP-ja rithekson edhe një herë qëndrimin që kampusi universitar është i dedikuar vetëm për studentët dhe për aktivitete akademike, si dhe dënon çdo sjellje e cila paraqet provokim për studentët, stafin dhe qytetarët e vendit”, thuhet tutje aty.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …