Telekomi i Kosovës arrin marrëveshje me Universitetin e Prizrenit

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka lidhur marrëveshje mbi shfrytëzimin e kontratës publike kornizë për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese e lidhur ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike dhe Telekomit të Kosovës. Marrëveshja përfshinë shërbimet telefonike mobile, internet, internet për GPRS, kablli optik, shërbimet e telefonisë fikse, shërbimet TV-kabllovik.

Marrëveshje është nënshkruar nga drejtori i shitjeve në Telekomin e Kosovës, Demir Lima, dhe Arif Riza ushtrues detyre i Prorektorit për Buxhet, Financa dhe infrastrukturë në UPZ.

Marrëveshja e arritur u vlerësuan lartë nga përfaqësuesit e UPZ-së dhe të Telekomit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …