Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj i ndau titullin “Doctor Honoris Causa”, profesorëve të nderuar, Alexander Petutschnigg dhe Michael Ebner
Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, sot iu nda titulli “Doctor Honoris Causa”, profesorëve të nderuar, Alexander Petutschnigg dhe Michael Ebner nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Salzburg e ku me një fjalë rasti, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, i ka përshëndetur të pranishmit dhe i ka uruar laureatët e titullit si dhe falënderoi Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, për nderin e veçantë, vlerësimin e punës shkencore e epitetin e çmuar që i dha Ferizaj – qytet universitar.