Universiteti i Mitrovicës dhe ai i Elbasanit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti i Mitrovicës dhe ai i Elbasanit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” dhe Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja është nënshkruar nga rektori i Universitetit të Elbasanit, Liman Varoshi dhe atij të Mitrovicës, Alush Musaj. Duke folur për rëndësinë e kësaj marrëveshje për bashkëpunim, rektori Universitetit të Prishtinës, Alush Musaj tha se përvoja që ka Universiteti i Elbasanit është një mundësi e mirë që do të shfrytëzohet nga studentët dhe mësimdhënësit e Universitetit të Mitrovicës. Në anën tjetër, rektori i Universitetit të Elbasanit, Liman Varoshi, përgëzoi mysafirët për punën e mirë, që kanë bërë sa i përket konsolidimit të punës në Universitet, duke pasur parasysh se ka vetëm tre vite prej themelimit të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Krijimi i qeverisë nga opozita po bëhet problematik për shkak të LDK-së

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se krijimi i një qeverie nga partitë opozitare …