Universiteti i Prizrenit, “Ukshin Hoti” vendosi shtatoren e këtij veprimtari, thuhet në një njoftim për media nga Universiteti i Prizrenit.
Ukshin Hoti ka lindur më 17 qershor të vitit 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Është arrestuar disa herë nga regjimi serb. Herën e parë është arrestuar në vitin 1981, kur së bashku me një grup intelektualësh, në krye me veprimtarin Halil Alidemaj është dënuar tetë vjet burg për veprimtari nacionaliste dhe irredentiste. Herën e fundit në vitin 1994 e arrestoi policia serbe me akuzën e ushtrimit të aktiviteteve armiqësore kundër Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në rrejadht çlirimtare të Kosovës. Kësaj radhe e kishin dënuar 5 vjet burg. Më 16 maj të vitit 1999, dita kur ai edhe zyrtarisht kishte kryer dënimin me burh Ukshin Hotin e ka zhdukur polica serbe pa lenë gjurmë dhe nga ajo datë nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Ukshin Hoti, së bashku me simbolin e Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi dhe profesor, doktor Rexhep Qosen ishin tri personalitete me shumë ndikim, të cilët politika pacifiste e Rugovës, i mbante në distancë dhe nuk i honepste, për shkaqe, atëherë dhe tash, të njohura. Konceptet e qarta politike, kalitja nëpër burgje, vizioni real dhe i mirëfilltë për ardhmërinë, diskurset realiste dhe pa ekuivoke, që shprehnin publikisht, Adem Demaçi Ukshin Hoti, Rexhep Qosja ishin larg më të emancipuara, më të përparuara, shumë më të stisura politikisht e kombëtarisht, sesa ajo që dinte apo shprehte i pari i LDK-së, Ibrahim Rugova dhe intelektualët-partiakë që ishin tubuar rreth tij. Ukshin Hoti kishte formuluar një gjykim të prerë për veprim politik, i cili përmblidhej me formulimin: “Bëje ose vdis!”. “Nëse e kemi shpallur Republikën, nëse i besojmë veprimit tonë, atëherë duhet të bëjmë atë, ose të vdesim!”. Rruga tjetër nuk shkon në favorin tonë, por vetëm e zgjatë agoninë tonë”. Ky konstatim i pjekur politik, të cilin kanë pasur rast ta dëgjojnë të gjithë ata që kanë biseduar dhe kanë mbajtur kontakt me Ukshin Hotin, ishte tejet decidiv dhe atakonte, në radhë të parë pushtuesin serb dhe kreun politik të LDK-së, parti kjo që në opinion paraqitej si Lëvizje e përgjithshme shqiptare, por në esencë ishte parti politike, legale, e regjistruar në Beograd, sipas ligjeve të ish-Jugosllavisë komuniste, në procesin e shpërbërjes definitive të saj.