UNMIK i ka dhuruar komunës së Deçanit 90 pako me gjëra ushqimore dhe higjienike

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK i ka dhuruar komunës së Deçanit 90 pako me gjëra ushqimore dhe higjienike si ndihmë për familjet me gjendje të rëndë sociale. Këto pak0 humanitare përmbajnë artikuj ushqimor të cilët janë të domosdoshëm për kuzhinën familjare dhe material higjenik të domosdoshme për higjienë personale. Ndihmat u pranuan nga anëtarët e shtabit Emergjent të Komunës së Deçanit. Në ditët në vijim, në përputhje me planin emergjent të komunës së Deçanit këto ndihma do të shpërndahen te familjet me më shumë nevojë. Me këtë rast  është janë falënderuar drejtuesit e misionit UNMIK për ndihmën e dhuruar në këto kohë të vështira.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …