UNMIK-U DHURON PAKO USHQIMORE PËR FAMILJET ME GJENDJE TË RËNDË SOCIALE NË HAN TË ELEZIT

Përfaqësues të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) kanë dhuruar  70 pako ushqimore dhe 70 pako higjienike për familjet me situatë të rënduar sociale ekonomike, e cila u është vështirësuar edhe më shumë gjatë kohës së pandemisë në Komunën e Hanit të Elezit. Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, i priti në takim Xhavit Fejza, Florent Salihu dhe Nevzat Qorrolli, përfaqësues nga ky Mision që përmes tyre të falënderon UNMIK-un për mbështetjen dhe ndihmën për banorët e Komunës së Hanit të Elezit në këtë kohë të vështirë e me shumë sfida për shumë familje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …