Sulmi terrorist serb në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator të vitit2023, pati për pasojë, vrasjen e rreshterit policor, Afrim Bunjaku nga grupet terroriste të Millan Radoiçiqit. Megjithatë, Misioni i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë e ka cilësuar këtë akt të dhunshëm si një “incident”, duke nënvizuar rëndësinë e menaxhimit të situatës në vend. Ky raport nga UNMIK ka shkaktuar shqetësime në opinionin publik, i cili e sheh këtë vlerësim si të pamjaftueshëm për pasojat e rënda që sjellin sulmet terroriste. Ndërsa situata në rajon vazhdon të jetë e tensionuar, shumë analistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë një qasje më serioze dhe një veprim të përshtatshëm nga institucionet ndërkombëtare për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.
