Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë nuk ndanë vetëm Kovën por edhe dy botë, Amerikën në jug, Rusinë në veri

Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë nuk ndanë vetëm Kosovën por edhe dy botë, Amerikën në jug, Rusinë në veri

Forca të shtuara të KFOR-it austriak me tanket e tyre pas një kohe të gjatë janë stacionuar sërish afër urës kryesore të Ibrit në Mitrovicë. Ata janë stacionuar para pak çastesh në këtë vend dhe po qëndrojnë nga ana jugore e urës, ndërsa nga cepi verior përveç policisë nuk vërehen ushtarë dhe as makineri e KFOR-it. Ura mbi Lumin Ibër dëshmon sërish se aty është kufiri real dhe veriu mbetet nën Serbinë. Mitrovica shqiptare në jug feston me flamuj amerikanë, në veri serbët kanë shpalosur flamujt e Serbisë, mbase edhe të Rusisë. Ja ku është veriu sot dhe afër 20 më parë, pavarësisht retorikave tashmë krejt bajate, se do ta bashkojmë qytetin se do ta thërrasim  Shakirën për të na kënduar, se me rezolutë e kemi bashkuar veriun e komunës dhe profka të tjera, sa naive aq edhe qesharake, në thelb krejt të papërgjegjshme për njerëz që janë të thirrur dhe kanë marrë besimin të jenë përgjegjës.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …