Ura në rrugën Mirushë – Gurbardh ende e bllokuar nga uji

Si pasojë e reshjeve të pandërprera në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, ka vështirësi në qarkullim në disa pjesë, por momentalisht mbetet e bllokuar rruga Mirushë – Gurbardh, përkatësisht ura mbi lumin Mirushë. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shqipron Shala, në disa rrugë ka vështirësi në qarkullim, përjashtuar rrugën Mirushë – Gurbardh, të gjitha rrugët janë të kalueshme. Drejtori Shala, i cili është në terren me ekipet emergjente, ka bërë të ditur se nuk ka raportime për dëme tjera, gjegjësisht nuk kanë pasur thirrje për intervenime tjera, përjashtuar rrugën e lartpërmendur.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe bazen uji

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …