Pas ndërhyrjes së shpejtë dhe kujdesit të veçantë për rregullimin e urës që kalon nga fshati Ratkoc i komunës së Rahovecit për në drejtim të fshatit Vrajakë, njoftohen banorët e asaj zone se kjo urë tashmë është e kalueshme.
Ura është bërë e përkohshme deri në zhvillimin e procedurave të reja për ndërtimin e saj. Ka njoftuar Drejtoria e Shërbimeve Publike e komunës së Rahovecit.