Uran Ismaili flet për nevojën e debatit publik mes kandidatëve të Prishtinës, që nuk ka ndodhur deri më tani

Uran Ismaili: Çdokush tjetër përpos Martin Berishajt, sot do të ishte në bankën e të akuzuarve për skandalin e madh financiar

Qeveria e Kosovës ka vazhduar mbrojtjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet si i përfshirë në një skandal të madh financiar, në Slloveni. Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka reaguar pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka mbrojtur dhe quajtur Martim  Berishajn një intelektual të shquar, edhe pse ai ndiqet për një skandal të madh financiar. Ai ka thënë se Berishaj ka gënjyer nën betim para komisionit hetimor të Kuvendit të Kosovës dhe ka mbajtur fshehtë transaksionet e dyshimta bankare. Martin Berishaj është paguar 4 milionë euro nga GEN-i i Serbisë, edhe pse kompania e tij e kishte të regjistruar vetëm atë si punëtor. Çdokush tjetër përpos Martin Berishajt sot do të ishte në bankën e të akuzuareve. Vetëm njëra nga veprat e lartpërmendura janë bazë e mjaftueshme për shkarkim e arrestim. Por Martin Berishaj vazhdon të privilegjohet në pushtet. Hiç më larg se dje, ai u lartësua nga Kryeministri Kurti në pritjen solemne të ministrit të Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman. Martini shihet përkrah flamurit të Kosovës si ambasador fuqiplotë. Sfidon ligjet e Kosovës me pushtetin politik që ia dhuron kryeministri Kurti dhe me paratë e pista ai duket se ka blerë heshtjen brenda Qeverisë dhe brenda Vetëvendosjes, ka thënë mes tjerash, Uran Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …