Uran Ismaili jep dorëheqje nga mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës për t'u përkushtuar kandidimit për kryetar të Prishtinës

Uran Ismaili jep dorëheqje nga mandati i deputetit për t’u përkushtuar kandidimit për kryetar të Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit të Republikës së Kosovës. Në fjalimin e tij, Ismaili tha se tani vullneti dhe dëshira e tij janë që t’i përkushtohet tërësisht Prishtinës, si kandidat për kryetar. “Vendimin e kam marrë që t’i përkushtohem plotësisht qytetit tonë- Prishtinës – dhe do të jap gjithçka që kam për këtë qëllim”, ka thënë Ismaili. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Uran Ismaili ishte më i votuari nga radhët e PDK-së dhe ndër më të votuarit në Kosovë, me rreth 27 mijë vota.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …