Uran Ismaili

Uran Ismaili: Dështoi përpjekja e gabuar e komunës që ta miratojë Planin Zhvillimor Komunal për 8 vitet e ardhshme

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë se sot dështoi përpjekja e gabuar e Komunës që ta miratojë Planin Zhvillimor Komunal, që përcakton zhvillimin e kryeqytetit për tetë vitet e ardhshme. Me këtë rast, Ismaili ka thënë se pas aktivizmit qytetar dhe pas angazhimit, insistimit e thirrjeve të tyre  publike për ndalimin e këtij plani, që u mundua të kalojë pa diskutime të gjera e të mirorganizuara publike, pa pjesëmarrje, pa transparencë, Plani Zhvillimor Komunal është ndalur sot. “U dëshmua edhe njëherë se kur bëhemi bashkë për të mirën e qytetit asnjë plan e praktikë e dëmshme për Prishtinën nuk mund të kalojë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …