Në një ceremoni mbrëmë në teatrin e qytetit “Adriana” në Ferizajt, është bërë përmbyllja e aktiviteteve kulturore dhe sportive e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizajt. Me këtë rast është mbajtur edhe një koncert festiv nga Trupa Artistike Rajonale.
Me këtë rast është bërë edhe prezantimi i punës një vjeçare të sektorit të kulturës.
Juria profesionale me vlerësimin që ka bërë, e ka shpallur Urata Shabanin, artisten e vitit 2021
Po ashtu janë ndarë edhe shumë mirënjohje për të gjithë dashamiret e kulturës, rinisë dhe sportit që gjatë vitit që po lemë pas kanë kontribuar në mënyra të ndryshme.