Urdhër arrest nga Policia e Kosovës për Adelina Ismailin, Zanfina dhe Ema Ismailin, në gjykimin kundër Enver Sekiraqës

Urdhër arrest nga Policia e Kosovës për Adelina Ismailin, Zanfina dhe Ema Ismailin, në gjykimin kundër Enver Sekiraqës

Për shkak të mungesës së dëshmitareve, Adelina Ismaili dhe dy motrave të saj, Zanfina dhe Ema Ismaili, në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës, i cili po akuzohet për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës, Gjykata Themelore në Prishtinë për sigurimin e tyre do të lëshojë urdhëresë për sjellje me anë të policisë. Këto dëshmitare  ishin paraparë që të dëgjoheshin në seancën e së mërkurës, mirëpo kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi kishte njoftuar se të njëjtat mungesën e tyre e kishin arsyetuar përmes përfaqësuesit të tyre, avokatit Alban Makolli, me arsyetimin se nuk gjenden në Kosovë dhe se nuk dihet se kur do të kthehen. Lidhur me dëgjimin e këtyre dëshmitareve, prokurori special Haki Gecaj ka thënë se të njëjta qëllimisht ishin duke iu shmangur dhënies së dëshmisë në këtë rast. Gecaj, për të mos zvarritur procedurën, ka propozuar që të lexohen deklaratat e tyre në të gjitha fazat e procedurës, raporton “Betimi për Drejtësi”. Me këtë rast do ta marrim edhe konfirmimin zyrtar nëse gjenden ose jo jashtë vendit”, ka thënë gjykatësi Kuqi. Seanca e radhës pritet të mbahet më 25 janar 2022. Enver Sekiraça akuzohet për nxitje dhe organizim të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …