Në 20-vjetorin e themelimit të TMK-së, dy ish-shefet e Shtabit të UÇK-së, Agim Çeku dhe Bislim Zyrapi, sot e kanë vizituar shtëpinë ku ishte vendosur Qeveria e Përkohshme e Kosovës dhe Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, në Fshatin e Ri të Rrafshnaltës. Familjes së Sabit Zogajt, pronar i shtëpisë, këshilltari i Presidentit të Republikës së Kosovës, Bislim Zyrapi, në emër të presidentit Thaçi i ndau edhe dekoratën “Urdhri i Lirisë”, për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës. Sabit Zogaj, i cili pranoi këtë dekoratë, ka thënë se ato ishin ditët më të lavdishme për gjithë popullin. Ndërsa, ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Agim Çeku, theksoi se ndjehet jashtëzakonisht mirë që sot është në mesin e atyre që kanë shkuar në këtë familje për të kujtuar 20 vite nga transformimi i UÇK-së. Ata më pas vizituan edhe Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, ku është shkruar historia, është bërë historia dhe janë marrë vendime të rëndësishme për luftën. Një vend shumë i bukur, një vend i zgjedhur në mënyrë shumë profesionale, në mënyrë strategjike, nëse shikoni në hartën e Kosovës është pikërisht në mes të Kosovës, është pikë e lartë nga ku kemi pas komunikim me radio me të gjitha njësitë, të gjitha zonat, kështu që është vend që kurrë çizmja e serbit, policit, ushtarit, paramilitarit serb nuk ka shkelur asnjëherë”, ka thënë Çeku. (Kosovapress)
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …