Urim i kryetarit të komunës Rufki Suma me rastin e fillimit të Vitit të Ri 2021

Urim i kryetarit të komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma me rastin e fillimit të Vitit të Ri 2021:

Në vigjilje të kremtimit të Vitit të Ri 2021, në emrin tim dhe të administratës së komunës së Hanit të Elezit, ju dëshiroj të gjitha të mirat, shëndet, gëzime dhe suksese në jetën dhe punën e juaj.

Duke qenë se këtë ndërrim të viteve po e festojmë në rrethana të Pandemisë Covid-19 atëherë të festojmë në familjet tona së bashku me të afërmit dhe miqtë, në solidaritet, në ndihmë dhe përkujdesje ndaj njëri-tjetrit.

Në këto çaste të ndërrimit të viteve, uroj të gjithë shqiptarët për lumturi, harmoni e shëndet në jetën e juaj!

Qoftë një vit i mbarë për të gjitha familjet shqiptare.

Me respekt

Rufki Suma

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …