Të nderuar besimtarë mysliman, si kryetari i komunës së Vitisë, kam nderin që të ju uroj festën e Fitër Bajramit. Gjatë 30 ditëve të fundit mysliman anembanë botës kanë agjëruar muajin e shenjtë të ramazanit por gjithashtu edhe kanë ndarë një pjesë nga pasuria e tyre që të ndihmohen njerëzit në nevojë. Përfundimi i këtij muaji po kurorëzohet tani me kremtimin e festës së Fitër Bajramit. Uroj që në këtë festë të bekuar në familjet tona të mbizotëroj paqja, mëshira dhe dashuria.