Të nderuara dhe të respektuara nëna, gra dhe motra,
Urime 8 Marsi, Dita ndërkombëtare e gruas.
Në emrin tim personal dhe të komunës së Hanit të Elezit ju përcjell urimet më të sinqerta nënave dhe motrave tona për festën e juaj.
Në këtë ditë të shënuar për ju, rikujtojmë rolin e pazëvendësueshëm të femrës në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë me theks të veçantë rolin e juaj në kohërat e rënda dhe ngjarjet shumë të rëndësishme nëpër të cilat kaloi vendi ynë.
Ju dëshiroj çdo të mirë në jetën e juaj dhe dhashtë Zoti që të jenë të lumtura dhe të presim edhe shumë e shumë festa të tjera, thuhet në urimin e Kryetarit të komunës së hanit të Elezot Rufki Suma.