Shënohet Dita e Veteranit të UÇK-së në komunën e Ferizajt

Sot, shënohet Dita e Veteranit të UÇK-së në Ferizaj dhe dita e rënies së Dëshmorit të parë të UÇK-së në Ferizaj, Nazmi Ukësmajli, ditë kjo e shënuar ku me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së, kryetari Aliu së bashku me qytetarët nderuan më meritorët e lirisë, Dëshmorët e Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nderim e respekt, luftëtarëve të lirisë – veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Lavdi sa të jetë jeta, Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …