Urime e përgëzime Radios-Kosova e Lirë në çerek-shekullin e saj nga bashkëpunëtorët, dëgjuesit e shfletuesit e faqes zyrtare II

Maki Beqiri Asllani: BACË, Ahmet Qeriqi, si sot çerek shekulli më parë, Ju n’a bëtë që vdekjeve për liri ,t’ju buzëqeshim bash si lindjeve, bash si jetës.

E ruaj kujtimin e një të rëni ( heroi) kur për herë të parë përgjatë atyre viteve sa jetuam bashkë, i pash lotin e gëzimit sapo nisi emetimi i tingulli muzikor e që bënte sikur u hap qjella e një jetë e re lindi për Kosovën .Kur shpërtheu zëri i Nusret Pllanes, ishte dhe mbeti gravim në kujtesë që s’ka për t’u shly derisa të n’a treten dhe kafkat. Sinqerisht ,nga Ajo Ditë e derisa po e nis këtë urim për Ju, jeta mori kuptim, mori arsye, mori krahë, mori gjoks për t’u përballë me dhimbjet e bukura të lirisë , dhimbje këto që nuk duhet të n’a bëjnë krenar, përkundër, të n’a bëjnë të ecim kujdesshëm mbi këtë tokë .

Nuk më ndalon gurgullimë e fjalëve kur dua të them diçka për Ju që e LINDËT RKL-në,

e përkundët në DJEPIN e SAKRIFICËS,

e bëtë (sot) 25 VJEÇE!

Ne e dijmë edhe s’e dijmë, 25 vjet ,vetën mohuat ,dhe , ia dolet t’i shpëtoni nga mbytja ato mijëra jetë-TEMEL të LIRISË .

E vetmja fitore për të cilën gjakohet çerek shekulli.

E VETMJA FITORE PËR TË CILËN GJAKOHET ÇEREK SHEKULLI.

URIME BACË Ahmet QERIQI , t’a dish që ne t’a dëgjojmë zërin edhe sot edhe mot e mot pas moteve se vërtetë je kloni i vetëm i Diellit mbi trojet tona dhe çdo ditë t’i dëgjojmë ato shpërthimet diellore…,

shtrejtë e pagove, shumë shtrejtë, tepër shtrejtë , FALEMINDERIT !

Urime Familjes Tuaj, urime bashkëpunëtorëve gjithashtu !

Urime gjithë shqiptarëve, veçantë ,urime Kosovë!

Treten të qetë ATA në varre, se FRYMË e TYRE Sot ka FESTË aty në mesin tuaj ku i bëtë banorë të përhershëm të historisë sonë, ku u bëtë zëri i tyre, ATA flasin , e ne, kënaqemi çmalljesh.

GËZUAR 25 VJET DIELL MBI LIRI, MBI HISTORI!

Ferat ShalaZëri që paralajmëroj lirinë!

E themeluar në flakën e luftës së lavdishme të UÇK-së, e kalitur në frontet e rezitencës për liri.

Radio Kosova e lirë, zë kushtrimi dhe shprese.

Vala që shpërndau të vërtetën për luftën e lavdishme çlirimtare. Mediumi që dëshmoi për rezistencën dhe luftën e UÇK-së, nga vijat e para të frontit. Jehona që shpërndau nga zemra e Kosovës, lajmin për ardhjen e lirisë dhe kapitullimin e forcave ushtarako-policore serbe.

Andaj, ky zë i çlirimtarëve që rrëfeu të vërtetën e luftës për liri do të jetojë brez pas brezi së bashku me lavdinë e luftës për lirinë e Kosovës dhe kujtimin për dëshmorët e lirisë.

Gëzuar përvjetori i themelimit!

Pren Marashi– Për 25 vjet, e vetmja”Radio Kosova  e lirë”, na jep vullnetin të krenohemi përjetësisht dhe të na inkurajojë se është dikush që nuk e harron mundin dhe sakrificën për lirinë  e që për fat të keq  e gëzojnë edhe mosmirënjohësit.Faleminderit për të gjitha qe keni bērē dhe po bēni.Respekt,gēzuar pērvjetori!

Shaqir Shaqiri: Përshëndetje dhe urimet më të sinqerta për vitin 2024.

Më lejo që të ju uroj përvjetorin, këtë çerek shekulli të Radio Kosova e Lirë.

Mirënjohje të pafund për luftëtarin e pathyeshëm të lirisë, ish të burgosurin politik dhe ushtarakun e UÇK, Drejtorin që e drejtoi për mrekulli Radion e luftës,  atë zë të lirisë, të madhin dhe të pathyeshmin Ahmet Qeriqin. Gjithsesi, mirënjohjet nuk mungojnë, përkundrazi, janë më të mëdha e më të fuqishme për vajzat luftëtare të UÇK-së, që na përkujtonin  Teutën, Bubulinën, Tringën, Norën, Shotën,  të cilat krah djemve më të mirë të popullit bënë beteja të lavdishme çlirimtare. Në këto beteja gjithsesi ka vend edhe Radio Kosova e Lirë,  e cila u përballë me shumë vështirësi, njëherë të luftës e pastaj me ato të pasluftës, ju arritët ta mbani  në funksion dhe ta bëni të jehoj lartë zëri i saj,   znj Arbana Qeriqi.

Idriz Vehapi  — “Ju flet Kosova e lirë”! 

Kjo fjali, më tingëllon në veshë edhe sot pas 25 viteve!

Kjo fjali që shpërndahej nga “Radio-Kosova e Lirë”, nuk do të harrohet kurrë nga ne që ishim në frontet e luftës dhe kishim nevojë të dëgjonim informacione për vuajtjet nëpër të cilat po kalonte popullata civile, si dhe për luftën që po bëhej bashkë me aleatët tanë, për ta bërë Kosovën të lirë.

Kjo, ishte radioja që shpërndante informacione që na jepnin jetë e shpresë për ditët e lirisë, që tani dukeshin se po vinin!

Urime ditëlindjen, “Kosova e lirë”!

Lavdi të rënëve!

Maki BeAs– “ Kjo shtëpi e vogël” ku banon, vuan e përndritet historia jonë kombëtare me të rënë , të vrarë e të gjallë .

Kjo KASOLLË e moteve të mëdha- Radio Kosova e Lire!

-Musli Krasniqi – Në valët e lirisë . I gjithë vendi tashmë ishte kthyer në vatër lufte. Beteja të panumërta përcillnin njërën ditë që ikte dhe po me kaq intensitet shoqëronin ditën që vinte. Si nga zonat kryesore të luftës, ashtu edhe nga rajonet që tashmë i kishte kapluar zjarri, vinin informata të shumta, me burime të ndryshme.Opinioni vendor informohej kryesisht nëpërmjet gazetave ditore, javore e dyjavore, me qendër në Prishtinë, me gazetarë të përkushtuar e guximtarë që brenda kushteve që ofronte terreni sillnin nga zonat e luftës informacione e pamje mbi krimet çnjerëzore që forcat serbe bënin mbi popullatën civile shqiptare, por edhe për rezistencën titanike të djemve e vajzave që asaj pranvere në ardhje kishin vendosur t’i jepnin emër.

Lajmi shpërndahej edhe nëpërmjet disa radiove kryesisht ndërkombëtare, me edicion në gjuhën shqipe, por edhe radiove vendore.Sidoqoftë programi dy orësh i TVSH-së vazhdonte të mbetej lajmëtari kryesor për zhvillimet në frontet e luftës dhe për gjithë situatën në Kosovë e përreth saj. Propaganda armike, në anën tjetër, nëpërmjet instrumenteve të shumta që kishte në përdorim përpiqej ta deformonte realitetin duke plasuar gënjeshtra mbi luftën dhe masakrat që vet shteti serb në mënyrë të organizuar kryente gjithandej Kosovës. Prandaj, rritja e intensitetit të luftës dhe hyrja në fazën vendimtare të saj, por edhe domosdoshmëria për të dhënë informacione të sakta, kishte bërë të patjetërsueshme nevojën që zëri i luftës të përçohej në mënyrë autentike.

Në Grashticën e Epërme të Prishtinës, i riu Fahri Krasniqi, edhe pse i kufizuar fizikisht si pasojë e një aksidenti në fëmijëri, kishte vënë në funksion një “minihidrocentral” nëpërmjet ujit që rridhte në përroin poshtë shtëpisë dhe nga energjia e prodhuar kishte vënë në përdorim transistorin e tij. Konfiguracioni mundësonte kapjen e valëve të ndryshme radiofonike, prandaj edhe burimet e informacionit lidhur me zhvillimet në Kosovë dhe në skenën ndërkombëtare, për të dhe të afërmit e tij ishin më të shumta. Por këtë mundësi nuk e kishin banorët e lagjes së poshtme. E gjendur në luginën e lumit Prishtevka, nën vëzhgimin e dy shpatijeve të malit dhe e penguar nga një vargmal gjarpëror në hyrje, lagja Ugri ishte e privuar nga mundësitë për t’u shërbyer mjaftueshëm me valë radioje e aq më pak televizioni. Si fëmijë isha dëshmitar i përpjekjeve të vazhdueshme ndër vite të babës për të siguruar valë që në ekranin e televizorit do të sillnin programin e Radiotelevizionit Shqiptar. Qoshet e oborrit ishin të mbushura me antena të ndryshme, shumë prej tyre të modifikuara, por të lëna jashtë përdorimit si pasojë e mungesës së rezultateve. Madje, kujtoj rastin kur baba dhe xhaxhallarët kishin zgjatur një kabllo afër një kilometër të gjatë, dru më dru e lis më lis, për ta vendosur antenën maje malit, me synimin për t’i kapur valët aq të dëshiruara.  Edhe kjo përpjekje kishte shkuar kot. Krahas pengesave natyrore edhe Serbia kishte vënë pengues për të pamundësuar depërtimin e valëve të radios e të televizionit shqiptar.

Atij 4 janari të vitit 1999 zhurmuesit e Serbisë nuk i bënë ballë jehonës së zërit të lirisë, ndërsa malet e larta u bënë aleat i kësaj jehone. Atë zë nuk e shuan dot as ofensivat tokësore e as raketat e MIG-ëve nga qielli. Nga çdo front lufte, nga çdo fushëbetejë, nga çdo aksion, lajmi u përhap në gjithë atdheun. Arriti edhe në çdo shtëpi të Grashticës, në çdo aparat radioje që në funksion vihej me ndihmën e baterive apo minihidrocentralit të Fahriut. Tutje deri në qendrat ndërkombëtare të vendosjes.

“Ju flet Kosova e Lirë”.

Kjo ëndërr brezash e mbërthyer në këtë frazë epike kumboi luginës dhe me jehonën e maleve u shtri e shumëfishtë tutje.

Radio “Kosova e Lirë” dhe Agjencia e lajmeve “Kosovapress” u bënë komponenta e tretë e luftës çlirimtare që krahas demaskimit të propagandës antishqiptare të Serbisë, me veprimtarinë e tyre mediale dhe plasimin e informacioneve burimore nga terreni, motivuan luftëtarët në fronte, shpërndanë kushtrimin për luftë dhe përçuan në çdo skaj lajtmotivin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si kauzë e popullit shqiptar ndër dekada.

Smajl Latifi_ 25 vjet nga zëri i qartë e kumbues për lirinë e Kosovës!

Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia e Lajmeve “KosovaPress”, u themeluan në kohën e luftës për liri dhe e lartësuan flamurin luftës dhe përpjekjes gjithëshqiptare për çlirim.

“Ju flet Kosova e Lirë” – ishin fjalët kumbuese të Nysret Pllanës, më 4 janar 1999, që mbajtën gjallë shpresën, frymëzoi luftëtarët kudo e u dha forcën dhe besimin atyre, se Liria po agon.

Urime për përvjetorin e 25-të të fillimit të transmetimit në zonat e luftës të UÇK-së të Radio “Kosova e Lirë” dhe punës së agjencisë së lajmeve “Kosovapress”!

Edhe sot, zëri i Radios Kosova e Lirë, jehon fuqishëm ashtu siç jehoi dje në luftë, e do të flasë edhe nesër, sepse prej saj dëgjohet çdo ditë zëri i idealeve të luftës e të lirisë, zëri i heronjve dhe dëshmorëve, zëri që flet për betejat e luftëtarëve tanë kundër armikut, zëri i emisioneve nga historia jonë kombëtare, zëri i afirmimit të vlerave kombëtare dhe historike, zëri që mban gjallë dashurinë për atdheun dhe frymëzon brezat e rinj për t’i shërbyer aspiratës për liri, forcimit të saj dhe bashkimit kombëtar.

Urime dhe gëzuar për 25-vjetorin e Radios KOSOVA E LIRË!

Nexhmedin Bashota- SOT KISHIM FESTËN E DITËLINDJËS TE RADIO KOSOVËS SE LIRË , ISHI BASHK ME DJALIN E RAPSODIT TE MADH KOMBËTAR SALI MANI-T ME ARTAN MANIN

E FALENDEROJMË ZONJËN ARBANË KRYE MODERATORE NJI ZONJË ATDHETARE E MADHE QE KA DALË NGA NJI DERË FISNIKE E FAMILJËS ME VLERA ATDHETARE ,QE RRALLË SOT MUND TI GJEJSH SHOQËN DHE STAFIN UDHËHEQËS TE RADIOS PËR PRITJËN E NGROHT QE NA BËRI  SOT NË PERVJETORIN E 25-T

GEZUAR  RADIO KOSOVA E LIRË ,ZËRI I YT SHEKULLOFTË DERI NË BASHKIMIN KOMBËTAR

Mrika Trumshi- Gëzuar Ditëlindjen Radio Kosova e Lirë,   Gëzuar Zëri i Parë i Betejave të UÇĶ- së , zë i fitoreve , zë i dhimbjes për të rënët  e mbi të gjitha,  Zëri i Lirisë së Kosovës,,    ,,

25 Vite , një Çerek Shekulli sot ,,,,

Unë e këndoja këtë këngë gjithë rrugës  kur po vija në Prishtinë , për t ‘u  ngjit pastaj në at’ skenën e bukur, duke  përjetuar kështu  momentin më emocional   në ditëlindjen  e Radios Legjendë  .

  Po këndohej fix aty ku kishte vendin e vet ,  një provim tejet i veshtirë   para ideatoreve ose  themeluesve të Radios  , para veteraneve të Luftes se UÇK -së , ,,,, para kujtimit te trishtë per humbjen e jeteve njerzore  , para Epopesë të pasqyruar me aq vertetësi në dokumentarin e atij eventi , që  e pamundur të mos rrenqethte gjithkënd,,,

 Gëzuar Zëri i Lirisë së Kosovës !!

 U linde  , jo me brishtësinë e një foshnje të bukur, por si  një zë i  fuqishëm   me të Bukurën  e Idealeve  ,  si një zë plot shpresë  për Kosoven , si i pari   që do trumbetoje  lajmin e fitores së madhe, lajmin e shumëpritur    të ëndërrës  së  një shekulli , ,,,

U rrite , o sa shumë u naltove me këtë   Mision  Shqiptarizme   , një mision sa i veshtirë ,po aq fisnik   në një rrugetim të tillë si ky    ,,   ,,,

Fatlume dhe krenari  , sepse kënga ime,  do jetë gjithmonë pranë teje  ,  pranë teje si urimi më i bukur, urimi që   gjithë shqiptarët  do ju përcjellin  me përulje  sot  , nesër ,  e mot pas moti    !! 🖐💥

 GËZUAR 🇦🇱!

Çerkin Dukolli-25 Vite me RKL,  25 vite me zërin e lirisë!

Në Berishë, në janarin e acart e të krenarisë të vitit 1999,  25 vite më parë në orët e pasditës jehoj kumbueshëm zëri i luftës çlirimtare përmes valëve të Radio Kosova e Lirë.

RKL shpejt u  shndërrua zëri i fuqishëm i luftës sonë çlirimtare, duke transmetuar informacione nga fushëbeteja të ndryshme anëkënd zonave të luftës.

RKL me zërin e saj, përçonte forcë e moral te luftëtarët e lirisë, ngjallte besim e shpresë te popullata se liria po vjen dhe informonte drejt e në kohë reale opinionin e huaj me ngjarjet në teren gjatë gjithë kohës.

RKL edhe nga paslufta e deri tani, njëjtë vazhdon të jetë zëri model i krenarisë së epokës së lavdishme të UÇK-së, duke na ofruar  programe dhe emisione tematike për dëshmorët e kombit, për betejat dhe luftën e drejtë të UÇK-së.

RKL me 25 vite punë dhe angazhim me të vetmin qëllim informimin e drejtë të opinionit publik.

Urime përvjetori i funksionimit RKL, me shpresën dhe besimin se zëri juaj do jehoj e do shpërndahet tek qytetari sa të ketë jetë.

Gëzuar menaxhmentit, stafit dhe të gjithë dëgjuesve.

Hajrush KurtajRadio Kosova e Lirë me zërin e lirisë na ka bërë krenarë në kohën e lavdisë kombëtare por po na bënë për çdo ditë plotë 25 vite, duke uruar 25 vjetorin e themelimit, i dëshirojmë suksese në vazhdimësi!

Radio Kosova e Lirë, qëndroi heroikisht gjatë luftës, dhe po qëndron edhe sot, fuqishëm, falë ushtarit të Lirisë, drejtorit të saj, profesorit të nderuar Ahmet Qeriqit dhe stafit të saj, tash e 25 vite!

Radio Kosova e Lirë dhe televizioni TV Dielli, fuqishëm po e mbrojnë luftën dhe Kauzën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: dëshmorët, invalidët, veteranët, vlerat më të shenjta, këto të kombit tonë!

Në përvjetorin e themelimit të Radio Kosova e Lirë, i uroj profesorit Ahmet Qeriqi dhe stafit; shëndet dhe suksese në mbrojtje të luftës dhe arritjeve më të mëdha gjatë historisë të Kosovës! Gëzuar!

Ismet Sylejmani- RADIO KOSOVA E LIRË, VAZHDUESJA BESNIKE E RADIO TIRANËS DHE E RADIO KUKËSIT

Më 17 Nëntor 1994 me vendim të Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës, Dega Jashtë Vendit, themelohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës!

Më 13 Nëntor 1998, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themelon Radion “Kosova e Lirë”!

Më 4 Janar 1999 me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fillon punën Radio “Kosova e Lirë”!

Radio “Kosova e Lirë” ishte zëri real dhe përfaqësuesja më besnike e istikameve të luftës së lavdishme të UÇK-së, luftë e cila u kurorëzua më çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese dhe me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008!

Radio ”Kosova e Lirë” ishte vazhduesja më besnike e Radio Tiranës dhe e Radio Kukësit të kohës së pushtetit popullor të Enver Hoxhës!

Njëjt sikur ato dy radio të mëdha kombëtare që ishin mbrojtëse të kauzës së shenjtë kombëtare në Kosovë dhe Vise, Radio “Kosova e Lirë” u bë për luftën e UÇPMB-së në Luginë të Preshevës dhe UÇK-së në Maqedoni të Veriut!

Gëzuar ditëlindjen e 25-të Radio “Kosova e Lirë”!

Ismet Sylejmani,

Ish- Zëdhënës i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së dhe raportues në kohë të luftës në Radio “Kosovë të Lirë”!

Prishtinë, 4 Janar 2024!

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …