Urime, mirënjohje e përshëndetje Radios-Kosova e Lirë në 16-vjetorin e lindjes

Për 16-vjetorin e fillimit të transmetimit të programit  të Radios-Kosova e Lirë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në manifestimin me rastin e  Ditës së Veteranit, më 30 dhjetor 2014, Radios Kosova e Lirë i ka ndarë  një Mirënjohje”  “Për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së”.


 


Po në këtë përvjetor, në adresën tonë kanë arritur edhe disa përshëndetje për ditëlindjen e Radios. Dëgjuesit dhe bashkëpunëtorët e këtij mediumi edhe kësaj radhe, ashtu si deri tani, na kanë mbështetur për programet punën, aktivitetin informativ, emisionet për dëshmorët, emisionet e kulturës, faqen elektronike në internet dhe  emisionet tona në përgjithësi.


 


Veterani anonim


 


Ju flet Kosova e Lirë…


Po si nuk u lodhët, bre?


Po si nuk po dini me lakue si tanë të tjerët?


Apo ndoshta nuk po doni?


Po, a me të vërtetë po mendoni se po kujtohet kush për ne?


Më duket se me Ju në krye, të gjithë ne veteranët që kemi mbetur rrugëve jemi bërë trampolinë e çjerrë që nuk na var kush!


Po çka na duhet Qeveria e Kosovës, kur nuk kemi asnjë ministër që ka marrë pjesë në luftën e UÇK-së, për dallim nga të gjitha qeveritë e deritanishme, qoftë edhe sa për sy e faqe, sa per mu krenue?


Po ku keni pa bre, ministër i Mbrojtjes të bëhet një jurist, një “jurishnik” partiak i një partie që ka qenë e ka mbetur kundër luftës së UÇK-së? Një parti shumë kundërshtare me fjalë, por  për ta ndarë pushtetin bashkëpunon edhe me SHIK-un edhe me Hashimin edhe me Radën e Jabllanin.


….


Megjithatë urime, Radio-Kosova e Lirë.


Në mos më shumë, keni mbetur një valvul që derdh mllef e zemërim kundër padrejtësive, kundër nënçmimit e poshtërimt që po na bëhet nga këta të sotmit, që në kohën e luftës kishin ikur me gra, nuse e fëmijë  nga Kosova e përgjakur dhe e përflakur nga zjarri i luftës çlirimtare, dhe tani kanë marrë pushtetin për të na qeverisur, për të na kthyer dalëngadalë nën Beogradin, me kumbarët e dikurshëm dhe këta të sotmit.


Urime Kosova e Lirë, emrin tim e dini, jam veterani anonim, nuk jam më ai trimi i dikurshëm i luftës.  Lehtë  e kemi pasur me shkiet ballë për ballë, po vështirë e kemi dhe  ta kemi me këta shkiet tanë


Sa çudi!


Edhe 16 vjet pas luftës,


Ende po flet Kosova e lirë….


Po si nuk po lodheni bre?


Po si nuk po ndaleni?


Po deri kur do të qëndroni, bre…


Drenicë, 4 janar 2015


 


 


Labinot Dërvishaj: Urime 16 vjetori Kosovë e Lirë


 


Ditë janari në acar, zëri i kombit mori dhenë i ngrohi zemrat e trimave luftëtarë që luftonin për flamur e liri. Edhe  kur digjej flakë e gjithë Kosova, shqipet me shpirtra sa dielli edhe nga nëntoka e nxjerrin dhe e shpërndanin zërin e lirisë, zërin e Kosovës së Lirë. Nuk ka se si të mos emocionohesh kur të kujtohen ato ditë të fundshekullit të brishtë, nuk ka se si të mos mburresh e të krenohesh me gjakun shqiptar, nuk ka se si të mos e kujtosh themelimin e ushtrisë tonë të lavdishme çlirimtare, nuk ka se si të mos e kujtosh themelimin dhe funksionimin e radios së luftës Radio Kosova e Lirë dhe agjencisë së lajmeve Kosova Press. Si çdo gjë që e ka një pikë fillimi e ka një pikë reference edhe data 4 janar shënon ditën kur u themelua Radio Kosova e Lirë. Qëllimi i saj ishte jashtëzakonisht madhështor, në njërën anë të bënte informimin e drejtë të popullit për rrjedhat e luftës dhe në anën tjetër të luante rolin motivues për secilin luftëtar të lirisë. Qëllimi i saj u realizua ani se armiqtë gjakatar e luftuan pa mëshirë edhe Radio Kosovën e Lirë, por kurrë nuk arritën t’ia ndalin zërin e lirë. Prandaj sot në këtë ditë të veçantë për këtë medium dua që t’i shprehi urimet dhe dëshirat më të përzemërta për Radio Kosovën e Lirë. Nuk ka kënaqësi me të madhe për deri sa zëri i juaj dëgjohet sot në çdo vend të Republikës së Kosovës. Zëri i juaj është zë i Adem Jasharit, është zë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse vetëm Radio Kosova e Lirë  pjesën me të madhe të programit ditor ia kushton të kaluarës tonë të lavdishme duke mos e anashkaluar për asnjëherë atë.


(4 janar 2015,  në Skënderaj)


 


Dilaver Goxhaj:  Shumë të nderuar e të respektuar anëtarë të stafit të Radios-Kosova e Lirë!


 


Dilaver Goxhaj:  Shumë të nderuar e të respektuar anëtarë të stafit të Radios-Kosova e Lire!


Me lejoni qe me rastin e 4 Janarit 2015, në 16 vjetorin e fillimit të transmetimit të Radio Kosova e Lire nga Fshati Berishe, t’iu uroj gezuar kete dite festive, e cila do te kujtohet sa te jete Kosova dhe Shqiperia, pasi kjo Radio ishte zeri çlirimtar i popullit shqiptar qe jeton ne Kosove. Kete urim ua bej ne emer te gjithe vullnetareve nga Republika e Shqiperise qe moren pjese ne formacione te ndrysdhme te Ushtrise Cliritare te Kosoves gjate viteve 1998-1999.


Gezuar Festen!


Dilaver Goxhaj


Kryetar i Shoqates Vullnetaret e Lirise.


(Tiranë, 4 janar 2015)


 


 


Bardhyl Tahiri: Urime përvjetori RKL edhe 100 të tjerë


 


Në urimin drejtuar stafit të Radios-Kosova e Lirë  me rastin e 16-vjetorit, kolonel, Bardhyl Tahiri, ish-epror i luftës së UÇK-së, përgëzon drejtorinë dhe anëtarët e stafit për punën vetëmohuese e këmbëngulëse në mbrojtjen e vlerave të UÇK-së dhe informimin korrekt e profesional. Urime edhe ky përvjetor me dëshirë edhe për 100 përvjetorë të tjerë.


Tiranë, 4 janar 2015)


 


Salaudin Sela: Zëri i Radios-Kosova e Lirë na mbanë gjallë në Amerikë


 


Uroj që zëri i kësaj radioje, ashtu siç  ka qenë gjatë luftës zëri i lirisë, të vazhdojë të jetë zëri i popullit tonë për liri e bashkim kombëtar.


Urime të përzemërta për punën dhe angazhimin Tuaj.


Ky zë neve në Amerikë na mbanë gjallë, sidomos me emisionet për dëshmorët, luftërat dhe heroizmin shqiptarë nëpër shekuj.


Radio-Kosova e Lirë është i vetmi medium elektronik i angazhuar dhe i përkushtuar në idenë e çlirimit dhe bashkimit të kombit dhe në mbrojtje të vlerave kombëtare, të cilat po rrezikohen  nga disa qaqe vendore e ndërkombëtare.


Edhe një herë: Urime!


Me respekt!


Selaudin Sela (Luftëtar i Batalionit “Atlantiku” të UÇK-së. Kontribut-dhënës për familjet e dëshmorëve e veteranëve, mbështetës i Radios-Kosova e Lirë).


  


Adil Fetahu: Jetë të gjatë e suksese Radio-Kosova e Lirë


 


Me rastin e 4 janarit, ditës së fillimit të punës së Radios Kosova e Lire (4 janar 1999), stafit  të luftës  dhe stafit aktual  të vyeshëm e të  guximshem, ju juroj Përvojetorin e themelimit dhe te punes se zellshme e te dobishme, duke ju deshiruar pune te mbare e te suksesshme ne misionin tuaj. Ne kohen e luftes per clirimin e Kosoves, kjo radio ishte burimi me i besueshem dhe i vetmi i informimit nga terreni.  direkt nga vendi i ngjarjes.  Edhe pas lufte,  ndonese ne kushte mjaft te pafavorshme, kjo radio mbeti ndergjegja mediale, e preokupuar me hallet e popullit dhe me afirmimin e luftes sone te drejte, e heroizmin e pjesetareve te UCK-se, jo vetem permes emisioneve foljore, por edhe permes publikimeve  te ndryshme.  Jete te gjate, suksese e ndere per RKL, “stafit” të luftës e të pas luftës.


(Prishtinë, 4 janar 2015)


 


Qerimane Polisi: Ditët  rrjedhin, koha po shkon…


 


Nderë e lavdi për Ju


Për punën pa përtesë


Në luftë e paqe të palodhur


Të kaluarën e sollët në kujtesë.


 


Brezat e rinj që të mësojnë


Se me çfarë sfidash u përballuat


Ju me zërin tuaj që çanë retë


Ashtu të palodhur rrjedhshëm kumbuat.


 


Ditët rrjedhin, e koha shkon


Po Ju mbeteni të papërkulur


Me emisionet plot edukatë


Hapëroni rrugën pa u lëkundur.


 


Plot merita keni


Se sollët shpresë në kohët më të vështira


Se ju dhatë gjithçka për lirinë


E na frymëzuat për vepra të mira.


19.12.2014


Prishtinë


 


Kadri Rexha: RKL besnikërisht përputhet me aspiratat shekullore të Kombit Shqiptar!


 


Duke Ju uruar 16-vjetorin e lindjes së zëmadhes Radio Kosova e Lirë, uroj që ky vit të jetë vit suksesesh të reja të punës së jashtëzakonshme të Stafit të RKL-së, punë që besnikërisht përputhet me aspiratat shekullore të Kombit Shqiptar! Punë të mbarë dhe rezultate sa më të mëdha!


Me respekt,


Kadri Rexha


Janar 2015


Zvicër


 


 


 Abdullah Prapashtica: Me rastin e përvjetorit të themelimit të Radio Kosova e Lirë, stafit të luftes dhe stafit të gjeneratës se re të pas luftes, ju uroje për punët e mbara që i keni bërë dhe që po vazhdoni të i bëni, në shërbim të kombit e Atdheut.


Zvicër, 4 janar 2015


 


Isuf Ismajli: Radio Kosova e Lirë, shkëlqim i pasurisë mediale shqiptare e njerëzore


 


 Radio Kosova e Lirë e kalitur në flakët e luftës për liri dhe bashkim kombëtar, edhe pse e goditur nga predhat e artilerisë e bombat e aviacionit serb,  asnjëherë e mposhtur, ajo u bë zëdhënësja më autentike më e fuqishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simotrave të saj Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Metvegjë e Bujanoc dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. E udhëhequr dhe drejtuar nga mendje të ndritura, që nga fillimi i transmetimeve dhe gjithnjë e më tutje ajo u bë dhe vazhdon të jetë pishtar i ndriçimit të rrugës për jetësimin e Shqipërisë së natyrshme e të bashkuar, prandaj këta drejtues kanë fituar respektin, admirimin dhe dashurinë e çdo shqiptari të ndërgjegjshëm atdhetarisht.


Emisionet dhe përmbajtjet komenteve materialeve të shumta janë të ndryshme me karakter kombëtar e shoqëror edukativ, janë komente e materiale frymëzuese e largpamëse, shkencore, njerëzore, por në kurorën e tyre qëndrojnë shënimet dhe veprat e dëshmorëve dhe heronjve , shënime dhe vepra këto që na flasin, na thërrasin, na udhëheqin drejt rrugës për lirinë e njëmendtë dhe bashkimin e atdheut e popullit shqiptar. Radio Kosova e Lirë qoftë me këngët qoftë me veprat , qoftë me komentet e vështrimet, me analizat dhe të ecurinë e saj na fton, na thërret e buçet për t`u mbledhur të gjithë atdhedashësit , njerëzit e ndërgjegjshëm shqiptarë që t`i nderojmë e të përkulemi te varret e dëshmorëve, që ta vazhdojmë rrugën e tyre dhe të jetësojmë idealet për të cilat ata e skuqën  dheun arbëror, dheun shqiptar, që Shqipëria të jetë një e dhe pandarë, në kufijtë e saj të natyrshëm. Atëherë dhe vetëm atëherë mund të themi: “Bacë u krye”


 


Këto  emisione, vështrime e materiale  të lexuara të transmetuara në valët e radios, por edhe të shfaqura në portalin e RKL në internet janë dëshmi, janë burim e kthjelltësi për ndërgjegjësimin atdhetar e njerëzor, janë kulturë e dije, janë vepra, janë shembujt më të mirë në rrugëtimin e pastërtisë shqiptare që duhet ta kenë të gjithë njerëzit tanë.


 


Emisionet e materialet janë të larmishme për fëmijë e të rinj e për të moshuar, thënë më qartë për të gjitha moshat. Ato janë materiale  të shkruara e të lexuara për dëshmorët e heronjtë , për personalitet e shquara, janë historike e shoqërore, politike, ekonomike, gjuhësore e letrare, janë për poetët e shkrimtarët , janë për Çamërinë e Labërinë,Kosovën, për jugun e veriun për arbëreshët në Itali e në Kroaci, për arvantët në Greqi, për shqiptarët kudo në botë, janë  lajme, janë vepra tek të cilat mund ta gjejnë veten e tyre të gjithë njerëzit tanë, janë pasuri e shkëlqyer në fondin e pastërtisë kombëtare e njerëzore.


 


Kaluan vitet e po bëhen plot gjashtëmbëdhjetë vite të punës dhe veprimtarisë së RKL-së. Në ecurinë dhe veprimtarinë e saj ka pasur  e ka pengesa të mëdha qoftë nga një pjesë e ndërkombëtarëve, qoftë nga shqipfolësit me prejardhje jugosllave, qoftë edhe nga disa politikanë e administratorë të dalë nga lufta e fundit, të cilët mendjen e kanë robëruar tek kamja personale e lavdia egoiste. Këto pengesa, kjo mospërkrahje janë shumë të qarta, meqë RKL- nuk u bë kurrë zorrë e ndyrë nëpër këmbët e ndërkombëtarëve, palaço multietnike e politikës vendëse, nuk ndenji sus kurrë para atyre ndërkombëtarëve që nuk e duan shqiptarizmin në Kosovë, jua tha qartë fjalën mohuese e përbuzëse atyre palaçove me prejardhje jugosllave, jua tha emrin e vërtetë, emër ky që i tmerron këto prejardhje jugosllave, disa prej të cilëve kanë gjetur vend në institucionet vendëse dhe ndërkombëtare në Kosovë.


 


Drejtuesit , punonjësit e Radios Kosova e Lirë e kanë mbajtur kurrizin drejtë, sepse janë mbështetur fort në strumbullarin e drejtësisë njerëzore, në qenësinë e pastërtisë shqiptare,prandaj admirimi jonë  i të gjithë atdhedashësve shqiptarë,  lavdia, krenaria e dashuria për ta janë të ligjshme, të pastra. Prandaj unë besoj se të gjithë atdhedashësit shqiptarë do ta mbështesin RKL-ën në forma e mënyra të ndryshme drejt rrugës e saj fisnike  atdhetare e njerëzore.


 


Uroj që Radio Kosova e Lirë  të ketë mbështetjen e vijimësinë  edhe me një kanal televiziv me përmbajtje  të tillë e të jehojnë së bashku në të gjithë hapësirën e Shqipërisë së natyrshme e etnike dhe kudo ku ka shqiptarë në botë.


 


Tani  ju uroj drejtuesve dhe gjithë punonjësve të Radios Kosova e Lirë, ta kalojnë gëzuar Vitin e Ri 2015, të kenë shëndet të plotë mbarësi në punë në familjet e tyre, suksese në punën e veprimtarinë fisnike e atdhetare në radio dhe gëzuar edhe ditëlindja e gjashtëmbëdhjetë e Radios Kosova e Lirë!


 


Gjithmonë jehoftë Radio Kosova e Lirë, gjithmonë punë të mbarë , suksese e arritje të synimeve tona kombëtare e njerëzore!


Janar 2015,  Zvicër

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …