Urime për 14-Qershorin, Ditën e Çlirimit të Rahovecit me rrethinë

Sot, Kuvendi Komunal i Rahovecit, nën thirrjen e kryetarit të komunës z. Smajl Latifi, organizoi mbledhje solemne me rastin e ditës së çlirimit të Komunës së Rahovecit. Festojmë 25-vjetorin e lirisë. Në këtë ditë të madhe, në bazë të vendimit të kuvendit komunal, 01 Nr 228/24, i datës 30 maj 2024, ish-Kryeministri i Shqipërisë, z.Pandeli Majko, merr titullin “Qytetar Nderi i Rahovecit”. Kryesuesi, Arbër Zenuni, në fillim të seancës luti të pranishmit për një minutë heshtje për nder të luftës, gjakut dhe sakrificës së atyre qe e bënë të paktën një hap në shtigjet e lirisë, qe sot ne e gëzojmë.  Në fjalën e tij, Kryetari Smajl Lafiti, falënderoi dhe nderoi familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtarët, veteranët e luftës, veprimtarët e çështjes kombëtare. Nderoi ish/ kryeministrin e Shqipërisë Pandeli Majko, ambasadorin z. Petrit Malaj, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, të respektuarit – deputetët e parlamentit të Shqipërisë, qytetarët e të gjitha shtresave, të gjithë ata që vazhdojnë kontributin e tyre në forcimin e lirisë. “Rëniet e shumë dëshmorëve janë dëshmi e kësaj qëndrese të pashoq. Shtëpitë tona u bënë strehë e luftëtarëve të lirisë nga të gjitha trojet shqiptare. Secili qytetar i Rahovecit me rrethinë, duhet të ndihet krenar për këtë të kaluar heroike dhe të ndihet pjesë e kontributit për liri. Jetësimi i aspiratës së dëshmorëve tanë mund të bëhet vetëm duke punuar mirë, ndershëm dhe me përkushtim. E ardhmja iu takon popujve që investojnë për të mirën e brezave”. Sot jemi këtu për të nderuar një njëri të veçantë, një mik të madh të Kosovës. Ishte fat historik për Kosovën që atë kohë, kryeministër i Shqipërisë ishte Pandeli Majko, një figurë e rëndësishme kombëtare e politike, i shprehi mirënjohje të madhe dhe me nder ia ndaj dekoratën “Qytetar Nderi i Rahovecit”  – u shpreh Kryetari, Smajl Latifi. Po ashtu, shefat e grupeve parlamentare patën mundësinë për nga një fjalë rasti. Në fund, dy herë ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë pati një fjalë rasti. Falënderoi kryetarin e komunës për ketë nder.  “Është privilegj i madh të pranoj këtë dekoratë nga kryetari, z. Smajl Latifi “Qytetar Nderi i Rahovecit” dhe përtej modestisë nuk e di a i kam merituar gjithë ato çka u thanë për mua, kur unë nuk kam bërë asgjë më shumë se çka është dashur të bëja si kryeministër në atë kohë të vështirë lufte”- u shpreh Pandeli Majko. Seancat e tilla solemne kanë vetëm një qëllim, falënderimin dhe nderimin për të gjithë ata që mundësuan çlirimin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …