Urimet e përshëndetjet e dëgjuesve dhe bashkëpunëtorëve të Radios Kosova e Lirë, në 23-vjetorin e fillimit të transmetimit

Urimet e përshëndetjet e dëgjuesve dhe bashkëpunëtorëve të Radios Kosova e Lirë, në 23-vjetorin e fillimit të transmetimit

Bekim Hamez Jashari: 23 vite nga zëri i Lirisë së Kosovës!

Bekim Jashari, djali i Heroit te Kombit Hamez Jashari, ish kryetar i komunës se Skenderajt ka uruar Radion Kosova e Lire me rastin e 23 vjetorit te krijimit.

Sot, në 23 vjetorin e “Radio Kosova e Lirë” dhe “Kosova Press”, kujtojmë e nderojmë punën shembullore, kontributin e jashtëzakonshëm të kësaj radio e agjencie në forcimin e ndjenjës kombëtare, mobilizimin e popullit tonë për Liri e Pavarësi.

Zëri i lirisë nga Malet e Berishës, ngjalli shpresën e rriti radhët e UÇK-së në luftën tonë çlirimtare.

Radio “Kosova e Lirë”, nuk është thjesht një medium, ajo mban në vete një pjesë të historisë sonë andaj mbështetja shtetërore ndaj saj duhet të bëhet medoemos, nga restaurimi i vendeve bunker, shtëpive muze ku operuan e deri tek përkrahja financiare përmes granteve të ndryshme.

Këto dy mediume, ata që kontribuuan e punuan pa u trembur në kohë lufte në to, mbeten pjesë e çmueshme e historisë sonë të lavdishme që duhet ruajtur e promovuar përherë, brez pas brezi.

Urime!, thuhet ne urimin e Bekim Jasharit, djalit te Heroit te Kombit, Hamez Jashari, ish kryetar i komunës se Skenderajt për  Radion Kosova e Lire.

 

Maki Beqiri-Asllani

 Festoni, O Roje të Gjakut, njësuem shpirtrash me të rënë e t’vrarë.

Festoni -Roje të Historisë , askujt si rri më bukur se Ju.

Ju Dielli i trojeve t’lame me gjak e lot, lot e gjak…

Ju zani i pushkëve të Lirisë.

Ju Zani ëmbel që pushoni gjamë e rënkime.

Heeej , sa e sa herë edhe n’ëndrra n’a i keni sjell ATA të buzëqeshun.

(dhe, një kujtim nga Nana e ndjerë)

“Pa shuj-shuj djal’em ,ja nisen me mi knu djelt…qy Ismeti…Meli…Ximi….”

“Pa shuj-shuj djal’em, po bojn llaf me djelt e mi”…

-Po vallai oj Nanë, nuk i lan me dek ani që shosh nga plumbat u bonë , krejta plag’t ua shnoshen Atyne e neve, oj Nanë…,.po vallahi o djal’i em.

Bacës, Ahmet Qeriqi nga shpirti i uroj shëndet, Njeriut të Urtë  I Fjales së shkruar ku vulos  përjetësisht të vërteten e kombit.

Urime Arbana-Ty zëmjaltë që mbëlton dhe vajet e foshnjave të vrara. Urime gjithë stafit!

 

Ali Gashi

23 vite më parë gjatë luftës u aktivizua RADIO KOSOVA E LIRË, ishte emocionuese kur dëgjohej zëri “JU FLET KOSOVA E LIRË” ishte emocionuese sepse pas shumë kohe okupimi nisi të funksionon një Radio qe fliste shqip, kjo ishte Radio e UÇK-së!

Zërin e Radios nuk mundi t’a ndaloj armiku shekullor, Serbia nuk mundi të hy me forca tokësore dhe nga tërbimi përdori avionët luftarak dhe e bombarduan Radion e luftës, por prap nuk mundën t’a ndalojnë Radion kombëtare të luftës çlirimtare.

Respekt gjithmonë për stafin e Radios Kosova e Lirë, dhe për TV Diellin

 

Safete Shala

Radio Kosova e Lirë

Jehona e zërit të Radio Kosovës së Lirë edhe sot jehonë ëmbël dhe bukur sikurse 23 vite me parë!

Puna, mundi dhe veprimtaria e tyre e pandalshme na bën krenarë që sot e gëzojmë lirinë duke na përkujtuar çdo ditë çdo gjak të derdhur për lirinë e sotme!

Urime 23-vjetori, paçi shëndet dhe kurrë mos ju mungoftë zëri dhe veprimtaria e juaj e shenjtë!

 

Remzi Halili dhe Agron Nystret Halili.

 23 Vjetori i Dy mediave të luftës së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare tê Kosovës, ”Radio Kosova e Lirë” dhe “Kosovapress”, sot shënojnë 23 vjetorin e themelimit të tyre. Në kohët më të vështira, këto dy media kombëtare ishin frymëzimi i luftëtarëve të UÇK-së dhe zëri i shqiptarëve të Kosovës, që u dëgjua në viset e kudo ndodhura Shqiptare anekënd botës.  Më dt.05.05.1999 raportuan më rastin e rënies së babait tim në vijën e parë të frontit, prandaj Shteti ynë dhe vetë ne populli kemi dhe obligim të përkujdesemi për Mediumet të cilat në kohën më të vështirë nuk e ndalen Zërin e Lirisë.

Urime përvjetorin dhe shumë suksese në Kosovën e Lirë.

 

Sadik Konjusha

Urime përvjetori i 23-të

Zëri i KOSOVËS SË LIRË

Zëri i SHPRESËS

Zëri i ËMBËL i Patriotit, Bashkëluftëtarit, folësit të parë të KOSOVËS SË LIRË, Nusret Pllana!

 

Taulant Habib Morina

Radio Kosova e Lirë

Jehona e zërit të Radio Kosovës së Lirë edhe sot jehonë ëmbël dhe bukur sikurse 23 vite me parë!

 

Afrim Hysenaj  04 Janar 1999 – 04 Janar 2022

#Ju_flet_Kosova_e_Lirë!

Si sot, para 23 viteve, zani magjik i këtij NJERIU, u bë shpresë dhe kushtrim për çdo zemër shqiptari, u bë “Zani i Lirisë”. Sot, vazhdon të mbetet, za i dëshmive të krimeve serbe.

Ty miku im, Nusret, bacës Martin, bacës Ahmet, Arbana Qeriqit dhe gjithë stafit tuaj, të kohës kur e themeluat, dhe sot që po e mbani gjallë këtë za kombëtar, u përcjell falënderimet dhe urimet më të përzemërta me rastin e 23 vjetorit të themelimit të Radios Kosova e Lirë.

 

Hajrush Kurtaj

Gjithmonë në shërbim të Atdheut dhe Kombit dhe të vlerave Kombëtare! Festoni dhe mbani kokën lartë! Gëzuar!

 

Kismete Maznikolli

Radio Kosova e Lirë

Jehona e zërit të Radio Kosovës së Lirë edhe sot jehonë ëmbël dhe bukur sikurse 23 vite me parë!  Puna, mundi dhe veprimtaria e tyre e pandalshme na bën krenarë që sot e gëzojmë lirinë duke na përkujtuar çdo ditë çdo gjak të derdhur për lirinë e sotme!  Urime 23-vjetori, paçi shëndet dhe kurrë mos ju mungoftë zëri dhe veprimtaria e juaj e shenjtë!

 

Gezim Shabani

Urime Radio Kosova e Lire 23 vjetori medium i vetëm i Luftës së U.Ç.K-së.

Uroj stafin e Radios Kosova e Lirë qe për gjithë këto vite na mbajtët me kujtime e evakuime të Luftës tonë të Shenjtë!

Urime 04.01.2022!

 

Milaim Mezini

*Gëzuar Ditëlindjen Radio Kosova e Lire & KosovaPress

*Sot bëhen 23 vite kur për herë të parë nga Malet e Berishës dëgjuam zërin e lirisë!

*Njeriu është i lirë nga çasti kur vendosë për të luftuar për te!

*Skllav është ai i cili pret nga tjerët për t’u çliruar!

Ju paçim!

 

Ibrahim Skenderi

URIME “RADIO KOSOVA E LIRË” URIME !

Urime përvjetori i lindjes:

Ty Jehu i Kushtrimit për Liri;

Ty që bërë historinë;

Ty që ruan Zgjimin e Atdhedashurisë “Ju flet Kosova e Lirë!”

Urime!

 

Reshat Gashi

Sot bëhen 23 vite që kur nisi emetimi i programit të Radio Kosova e Lirë, nga kjo ditë asnjëherë nuk pushoi jehona e saj në afirmimin e vlerave liridashëse.

 

Pren Marashi

, “Ju flet Kosova e lirë, ju flet Kosova e lirë”, edhe kur nuk ishim të lirë ju ngulët shpresën e padyshimtë për liri. Si sot e 23 vjet ,zëri i lirisë nuk pushon, URIME!

 

Izet Buki

 Zëri i shpresës

Erdhe ne ditët me te vështira te kombit ne dimrin e acartë te janarit 1999 ne malet e larta te Berishës ku armiku nuk mundi ti mposhte kurrë as gjylet e armikut as stuhitë e ndryshme se Zëri i Lirisë nuk mposhtet kurrë .Urime 23 vjet Kosova e Lire  te paqim përgjithmonë.

 

Rasim Brahim Rexhepi

Ti do të jesh KOSOVË E LIRË, Lis i madh mes lisash të rrallë, urime ditëlindjen vlera e kombit Radio Kosova e Lirë, faleminderit qe ju jepe forcë dhe moral luftëtarëve nëpër beteja, zani yt u dëgjoftë nëpër brezni

 

Dren Sh Brahimaj

Ashtu si sot 23 vite më parë nisi të jehon zëri i Radio Kosovës së Lirë.

Për ata që e përjetuan luftën, kjo Radio do shndërrohej në zë shprese e krenarie.

Për ne që u rritëm me zërin e saj pas lufte, kjo Radio u shndërrua në mësonjëtoren e historisë së UÇK-së.

Urime Radio Kosova e Lirë, memoria e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, festofshi përherë!

  1. Brahimaj

 

Isa Krasniqi

Sot, me datë 04.01.2022, është 23 vjetori i fillimit të punës së Agjencisë së lajmeve “Kosovapress” dhe Radios “Kosova e Lirë”, dy shtylla të fuqishme informative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga ky vend zëri dhe mesazhi i lirisë u dëgjua në gjithë botën.

 

Xhavit Jashari

23 vite Radio Kosova e Lire.

Urime 4 Janari i mediave të luftës te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:

Radios Kosova e Lirë dhe Agjencisë Kosovapress.

 

Sadete Toqani

Urime 23 vjetori i radios Kosova e Lirë. Zëri i radios Kosova e Lirë jehoftë dhe u dëgjoftë përherë. Urime!

 

Leonis Kelmendi

Kjo ishte sakrifica e luftëtarëve te lirisë që nuk duhet harruar kurrë. Këta trima që janë në këtë foto, janë ata të cilet nuk na lan pa informacione gjate luftës. Ata rrezikonin jetën e tyre, që ne të ishim në dijeni se çfarë po ndodhë në Kosove. Merrja e informacioneve nuk ishte e lehtë. Andaj, këta trima duhet të krenohen me punën e tyre të pa lodhshme që bënë gjatë kohës se luftës dhe qe po vazhdojnë ende te mbajn gjallë Dëshmorët e Kombit.” RESPEKT”, Dhe urime 23 vjetori i themelimit te Radio Kosova e Lire.

 

Çlirim Gega

23 vite më parë filloi jehona e zërit të lirisë.

Radio Kosova e Lirë ishte vet zëri i trimave dhe pushkëve të UÇK-së!

 

Nusret Pllana

Sot e 23 vite më parë, ‘lindën’ nga vija e parë e frontit, dy institucionet e vetme informative të luftës sonë çlirimtare, “dy motrat binjake” të UÇK-së, Radio “Kosova e Lirë” dhe Agjencia e lajmeve “Kosovapress”. Urime populli im i shumëvuajtur e liridashës!

 

Ramiz Krasniqi

Urime 23 vite Zëri i Lirisë, Zëri i Paqes, u dëgjoftë zëri i juaj për jetë e mot!

Urime Radio “Kosova e Lirë” dhe agjencia e lajmeve “Kosova Press”!

 

Selvete Grajqevci-Pllana

Urime 23 vjetori i Radios Kosova e Lirë, suksese ne vazhdimësi !

 

Fadil  e Valbona Rexha

Lavdi Kosovës së Lirë- zëri i shpresës, zëri i krenarisë!

 

Shaqir Cërvadiku-Shaqa

Radio “Kosova e lirë” za i shpresës, trimërisë e lirisë do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e Kosovës. Respekte për gjithë ata Çlirimtarë që i dhanë shpirt e jetë kësaj radioje.

 

Esat Shala

Ju flet Kosova e lirë

Radio qe mposhti Millosheviqin 04.01.1999

Respekt për ju të gjithë!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …