Urimi i DKA-së në Suharekë për Vitin e ri 2017

Drejtoria e Arsimit në Suharekë me rastin e Vitit të Ri dhe përfundimit të gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2016/17, uron të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit. U urojmë mësimdhënësve Vitin e Ri, me dëshirën që mësimdhënia e tyre të zë vend në mendjet e nxënësve dhe puna e tyre e shenjtë të realizohet si duhet.

Urojmë edhe prindërit për një vit sa më të suksesshëm për fëmijët e tyre, duke iu kujtuar që përpjekjet e bëra për t`u mundësuar fëmijëve kushte për arsimim sa më cilësor, një ditë do t`u shpërblehen.

Një urim i veçantë është për nxënësit, duke u uruar Vitin e ri 2017 dhe një pushim të këndshëm dimëror, pa harruar për t`u rikujtuar edhe njëherë atyre se Dituria krahas shëndetit është e vetmja gjë në botë me vlerë.

URIME DHE SUKSESE TË GJITHËVE

Drejtori i DKA-së

Sherif Berisha

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …