Urimi i kryetarit Haliti me rastin e 4 Korrikut- Ditës së Pavarësisë së SHBA-së

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka uruar me rastin e 4 Korrikut- Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, ai ndër të tjera ka thënë:: Në emër të komunës së Vitisë por edhe në emrin tim personal sot dua të përcjelli urimet më të përzemërta popullit amerikan me rastin e “4 Korrikut”, festës së madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatëve dhe miqve të përhershme të vendit tonë. Dita e Pavarësisë së SHBA-së, është një moment kyç në historinë botërore, që flet shumë për mundin, sakrificën dhe idealet e larta të popullit liridashës amerikan dhe në përgjithësi të demokracisë amerikane, si shembulli më i mirë i lirisë dhe demokracisë botërore. Në këtë ditë dua të ju uroj popullit amerikanë anembanë globit ditën e mëvetësisë së shëtit të tyre e një urim i veçantë shkon për ushtarët e KFOR-it amerikan dhe misioneve të ndryshme amerikane  në Kosovë të cilët  këtë festë e kremtojnë në Kosovë. Urojë që në këtë ditë ata ta kalojnë në mënyrën sa më të mirë të mundshme.

Gëzuar 4 Korriku- Dita e Pavarësisë së SHBA-së, Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqtë e saj!

May be an image of 1 person and text

Sinqerisht

Sokol Haliti

Kryetar i komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …