Urimi i kryetarit Haliti me rastin e 8 Marsit

Me rastin e 8 Marsit- Ditës Ndërkombëtare të Gruas, e cila njihet në histori si ditë kur gratë kërkojnë të jenë të barabartë në shoqëri Kryetari i komunës së Vitisë Sokol haliti i ak uruar të gjitha gratë dhe nënat, ai ndër të tjera ka thënë: dua që sot të ju urojë këtë ditë.  Në këtë ditë pos urimit ne vlerësojmë dhe nderojmë punën e tyre të madhe në  të gjitha sferat e shoqërisë në veçanti në edukimin dhe ecurinë për përgatitjen e një brezi të ri me virtytet me të mira për të ecur përpara në rrugën e vështirë të jetës.  Kjo ditë na kujton edhe sakrificat e tyre, por kërkon edhe nga ne që ti  tregojmë më shumë respekt për punën e veprën e tyre.

Edhe njëherë gëzuar 8 marsin të nderuara nëna, motra dhe gra, duke ju dëshiruar që paqja dhe dashuria të mbretërojë gjithmonë tek ju.

Sinqerisht

Sokol Haliti

Kryetar i komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …