Urimi i kryetarit Haliti me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë i ka uruar të rinjtë, ai ndër të tjera ka thënë:  Të dashur të rinj e të reja!

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, që shënohet sot, dua të ju urojë në këtë ditë të veçantë, që ju kushtohet juve. Rinia është e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë dhe është potenciali dhe pasuria më e madhe shtetërore që ka vendi ynë. Ne mburremi me ju dhe vullnetin që keni për të ardhmen dhe forcën për të kaluar sfidat me të cilat do të ballafaqoheni gjatë jetës. Komuna jonë ka një rini të shkëlqyeshme e cila po tregon suksese në nxënien e diturisë, profesionalizmit por edhe në fushën e sportit, kulturës dhe artit dhe ju jeni ambasadorët më të fort të komunës sonë, me të cilët padyshim se krenohemi të gjithë ne pa dallim moshë. Qeverisja komunale e Vitisë, gjatë këtyre viteve i ka kushtuar vëmendje të veçantë rinisë, duke i mbështetur ata në rrugëtimet e tyre për të arritur majat e suksesit në cilëndo fushë. Kemi krijuar hapësira të shumta për zhvillimin e aktiviteteve rinore dhe i kemi përkrahur dhe do të ju përkrahim në ngritje në karrierë. Ne si të zgjedhur të popullit do të vazhdojmë punën e tonë të palodhshme që të mbështesim juve në çdo hap të jetës dhe jemi krenar kur shohim rezultatet të cilat ju i arrini çdo ditë. Të dashur të rinj e të reja vitias, pos urimit për këtë ditë, ju bëjë thirrje që të merrni pjesë mbrëmjen rinore që mbahet sot në qytetin tonë të bukur me fillim nga ora 20:00, në amfiteatrin veror në hapësirat e parkut “ Nijazi Azemi” në Viti, e cila është organizim i përbashkët i komunës sonë me Qendrën Rinore në Viti.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë dhe ju mirëpresim në mbrëmjen rinore të organizuar për ju!

Sinqerisht

Sokol Haliti

Kryetar i komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …