Kryetar i komunës së Vitisë Sokol Haliti, me rastin e festës së Kurban Bajramit i ka uruar të gjithë besimtarët e besimit Islam, ai ndër të tjera tha:
Të gjithë besimtarëve myslimanë të komunës së Vitisë, u dërgoj urimet më të mira dhe të sinqerta me rastin e Festës së Kurban Bajramit, duke ju uruar që të jeni të lumtur e të bashkuar dhe të festoni me familjarët, miqtë dhe me më të dashurit tuaj, me të mirat dhe begatitë që ua ka dhuruar Zoti.