leoni

URIMI I KRYETARIT HALITI ME RASTIN E FILLIMIT TË MUAJIT TË SHENJTË TË RAMAZANIT

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me rastin e fillimit të muajit të shenjët të Ramazanit. Në këtë urim Kryetari Haliti ndër tjerash tha: “Të nderuar besimtarë mysliman, në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kam nderin që të ju urojë fillimin e këtij muaji. Muaji i Ramazanit është i njohur për solidaritetin dhe për pastërtinë e tij njerëzore dhe ne duhet të jemi edhe më pranë njërit tjetrit me vepra të mira. Komuna jonë është e njohur në mbarë vendin për vlerat e përbashkët të bashkëjetesës dhe tolerancën ndërfetare dhe ndëretnike për të cilat shumë kush na ka lakmi”, u shpreh kryetari Haliti në urimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …