Kryetar i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti në emër të komunës së Vitisë në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit ka uruar të gjithë besimtarët mysliman fillimin e këtij muaji të bekuar.
Në postimin e kryetarit Haliti thuhet:
Në emër të komunës së Vitisë dhe në emrin tim personal, në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit ju uroj të gjithë besimtarëve mysliman fillimin e këtij muaj të bekuar. Muaji i Ramazanit është një çast i mirë i reflektimit, solidaritet por është edhe një mundësi e shkëlqyer për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin përmes veprave të mira dhe duke i lënë anash ato të këqija.
Uroj që agjërimi, lutjet dhe veprat e mira që do të kryen gjatë këtij muaji t’ju sjellin paqe, shëndet dhe lumturi mes nesh.