Urimi i kryetarit Haliti për Krishtlindjet ortodokse
Të nderuar besimtarë të besimit ortodoks, me rastin e festës së Krishtlindjeve ortodokse, ju shprehi urimet më të përzemërta. Uroj që kjo festë të ju gjen në paqe e harmoni dhe këtë ditë feste, ta kaloni në atmosferë mirëkuptimi e dashurie për njëri-tjetrin. Vitia është e njohur për traditën e respektin ndërfetar dhe këtë traditë, duhet ta ruajmë dhe kultivojmë edhe në të ardhmen.